Log in
X

Company Name

Banka Kombëtare Tregtare

Phone Number

+381 (0) 38 666 666

Company Place

Prishtinë

Ekip i Zëvendësimit

Ekip i Zëvendësimit

Information

Publish Date

07.10.2019

End Date

14.10.2019

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Ekip i Zëvendësimit
Lokacioni: Prishtinë
Data e Hapjes: 07.10.2019
Data e Mbylljes: 14.10.2019
Shkollimi: Baçellor
Njohuritë e Gjuhës: Anglisht

Qëllimi ynë është të rekrutojmë punonjës për Ekipin e Zëvendësimit të cilët do të specializohen në pozita të ndryshme në mënyrë që të mbulojnë pozita të ndryshme bankare si Arkatarë, Operacione Bankare dhe Biznes Bankar.

Detyra kryesore është që të shërbejnë si pikë e drejtpërdrejtë e kontaktit për klientët. Janë përgjegjës të sigurojnë që të gjithë klientët, në çdo kohë, të marrin shërbime të standardit më të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ofrojë shërbime profesionale dhe në kohën e duhur për klientët e bankës dhe klientët potencial.
  • Të shërbejë si pikë e drejtpërdrejtë kontakti për klientë.
  • Të kryej funksione të pagesave dhe të pranimit për klientët e depozitave dhe të kredive.
  • Është përgjegjës të sigurojë që të gjithë klientët të marrin shërbim të lartë dhe t’i ndihmojë ata rreth pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.
  • T’i promovoj dhe shes produktet dhe shërbimet bankare.
  • T’i procesojë transaksionet kesh.
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie afatgjata me klientët.
  • Të njihet plotësisht me rregullat përkatëse të Bankës, rregulloret dhe procedurat.

Kualifikimet:

  • Të ketë Diplomë Baçellor në Ekonomi.
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi komunikimi në anglisht, në të folur dhe në të shkruar (gjuha turke është përparësi).
  • Kjo pozitë mund të kërkojë udhëtime të rregullta nëpër Kosovë.
  • Përvoja në Bankë është përparësi.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/ . Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al. Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook