Log in
X

Company Name

Al Trade Holding

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Recepsioniste

Recepsioniste

Information

Publish Date

18.10.2019

End Date

25.10.2019

Categories

Recepsionistë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Recepsioniste
Kompania: Al Trade Holding L.L.C
Raporton: Udhëheqësit
Lokacioni primar i punës: Zyre të Kompanisë – Veternik, Prishtinë

Përshkrimi i vendit të punës

Detyrë primare e recepsionistes është të dije te përfaqësoj kompaninë para palëve të treta, të jetë e shkathët në komunikim, të dijë të organizoj kohën dhe takimet si dhe mbaje situatën nën kontrolle edhe në raste të punës nën presion.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur;
  • Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejtoni tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
  • Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e zyrës;
  • Kompleton formularë në përputhje me procedurat e kompanisë;
  • Harton, shkruan dhe shpërndan shënimet e takimeve dhe raportet;
  • Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
  • Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve;
  • Bënë kopje të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shtypura;
  • Programon dhe konfirmon emërimet për klientët, konsumatorët ose mbikëqyrësit;
  • Koordinon konferencat dhe takimet;
  • Rendit dhe shpërndan furnizimet;
  • Shqyrton punën e bërë nga të tjerët për të kontrolluar drejtshkrimin dhe gramatikën e saktë, të sigurohet që politikat e formatit të shoqërisë të ndiqen dhe të rekomandojnë rishikime;
  • Mbikëqyrë zyret, dhe siguron orientim për stafin e ri;
  • Punon me pajisje të zyres si: makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera.
  • Të jetë përgjegjëse në punën që bënë;
  • Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e kompanisë;
  • Kryen detyra sipas kërkesës ne pune te ngjashme te profesionit te saj.

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Dokumentet e kërkuara

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 25/10/2019.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook