Log in
X

Company Name

Buçaj Sh.p.k

Phone Number

038/606-300, 038/606-400

Company Place

Lipjan

Ndihmës serviser

Ndihmës serviser

Information

Publish Date

29.10.2019

End Date

10.11.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

Ndihmës serviser

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas route planit;
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli)
  • Së bashku me Serviserin përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë;
  • Bën zëvendësimin e Serviserit gjatë kohës së pushimeve, mungesave të tij;
  • Bën montimin dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit;
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.       

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike;
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve;
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Ndihmës serviser”.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 29 Tetor 2019 deri më 10 Nëntor 2019.

Expired

Share

Advertising