Log in
X

Company Name

Lesna IFJB

Phone Number

038 244 548

Company Place

Prishtinë

Analist/e Kreditor, Agjent/e i Shitjes

Analist/e Kreditor, Agjent/e i Shitjes

Information

Publish Date

01.11.2019

End Date

08.11.2019

Categories

Bankë

Job Places

Pejë

Job Description

Konkurs për vende pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitat në vijim.

Pozitat:

  1. Analist/e Kreditor
  2. Agjent/e i Shitjes

Lokacioni: Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Viziton klientët, promovon dhe shet produktet kreditore për persona fizik dhe biznese të vogla;
  • Përgjegjës për rekrutim të klientëve të ri;
  • Ofron konsultime profesionale për klientë në lidhje me shërbimet dhe produktet kreditore;
  • Këshillon klientët potencialë në lidhje me përzgjedhjen e produkteve kreditore dhe i udhëzon në kompletimin e dokumenteve të nevojshme;
  • Ndihmon klientët në përgatitje të dokumenteve të nevojshme për aplikim për kredi dhe i sjell dokumentet në Institucion;
  • Përfaqëson denjësisht Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a tek publiku, qoftë në telefon apo në takime;
  • Përgatitë planin mujor dhe javor të vizitave tek klientët;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Përgatitë raportet mujore, javore dhe ditore (sipas kërkesës) dhe i dërgon tek Menaxheri;
  • Krijon dhe mbanë raporte profesionale me punëtorët e Degës;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të kredive dhe në Institucion;

Kualifikimet

  • Student apo të diplomuar në Fakultetin Ekonomik (e preferueshme);
  • Një (1) vit përvojë pune (e preferueshme);
  • Njohuri të produkteve dhe shërbimeve kreditore (e preferueshme);
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).

Si të aplikoni?

Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a., bëhet përmes postes elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: info@lesnaif.com , duke cekur në subjekt titullin e pozitës dhe qytetin ku aplikoni.

Afati i fundit për aplikim: 08/11/2019.

Expired

Share

Advertising