Log in
X

Company Name

Kolegji Universum

Phone Number

Company Place

Prishtinë

FTESË PËR RI-TENDERIM

FTESË PËR RI-TENDERIM

Information

Publish Date

04.11.2019

End Date

18.11.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

FTESË PËR RI-TENDERIM

TITULLI : ERASMUS+ CAPACITY PROJECT #598587-EPP-1-2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM): Licensë për softuerin arsimor në lëndën e Matematikës,

Numri i referencës së tenderit: iTEM/2019/01

Përshkrimi: Kolegji Universum, referuar më poshtë si "Universum College", synon përdorimin e një pjesë të të ardhurave nga një grant nga EACEA (Edukimi, Audiovizual dhe Kulturë, Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian) numri i projektit # 598587-EPP-1- 2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM), në kuadër të Marrëveshjes së Grantit 2018-3265 / 001-001.

Kolegji Universum fton tenderuesit të aplikojnë me zarfe të mbyllura për kontratën e mëposhtme që do të financohet nga ana e të ardhurat e grantit:

  • Licencat për softuerin arsimor në matematikë, më poshtë të referuara si "Licenca", të jenë aktive nga data 1 Dhjetor 2019 deri më 1 Dhjetor 2020.
  • Licencat do të shpërndahen mes së paku 32 mësimdhënësve pjesëmarrës në projekt dhe do të përfshijnë karakteristikat e mëposhtme:
  1. Ka mjete te pasura vizualizimi të ndërtuara në softuer.
  2. Ka aftësinë për të gjeneruar dokumente dinamike që përfshijnë tekst, vizualizime ekzekutuese dhe interaktive.
  3. Ka një mbështetje të integruar për kalkulus dhe algjebër lineare, shembull, limitet, derivatet, integralet, vektorët dhe matricat.
  4. Përfshin një platformë të pasur dhe të disponueshme, që i lejon studentët të hulumtojnë në mënyrë interaktive konceptet e mësuara edhe nëse nuk kanë licencë.
  5. Dokumentime të mjaftueshme online dhe në literaturë.
  6. Ka një mbështetje të integruar të algoritmave dhe njohurive të diciplinave të ndryshme inxhinierike, shembull, përpunimi i sinjalit dhe shkenca e të dhënave.
  7. Llogaritja natyrale e Gjuhës Angleze.
  8. Të dhëna të bazuara në njohuritë bazë për të mbështetur hulumtimin e studentëve.
  9. Furnizuesi do të mbështesë trajnimet online për stafin e projektit

 

  • Më shumë detaje rreth kërkesave të softuerit mund të kërkohen përmes emailit armendberisha@universum-ks.org
  • Tenderimi për kontaktuesit është i hapur për firmat nga çdo vend.Megjithatë. pasi që fondet për blerjen e pajisjeve vijnë nga një projekt i financuar nga BE, operatori ekonomik duhet të plotësoj kriteret bazë të pranueshmërisë të kërkuara nga donatori:
    • Autorizim nga prodhuesit e softuerit
    • Vlera më e mirë për kosto
  • Ofertës duhet ti bashkëlidhen këto dokumente obligative
    • Çertifikata e regjistrimit të biznesit
    • Çertifikata e numrit fiskal
    • Katalogu i prezentimit të produktit
    • Afati i fundit i dorëzimit
  • Ofertat do të konsultohen dhe përzgjidhen nga komisioni i themeluar nga institucioni dhe do të bazohet në kriteret e mëposhtme·
    • Oferta më e lirë për produktet me specifikat teknike të kërkuara·
    • Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tre vitet e fundit·      
    • Kompania të jetë funksionale 10 vite në këtë sektor.·        

Ofertat duhet të dorëzohen para 18 Nëntor, 17.00 CET, në adresën e mëposhtme: 

KOLEGJI UNIVERSUM
Rruga Imzot Nikprela p.n
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës,
ose e-mail armendberisha@universum-ks.org

Ofertuesit do të njoftohen për kohën e hapjes së ofertave dhe janë të lirë të marrin pjesë në seancë.

Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në armendberisha@universum-ks.org, apo në numrin e telefonit +383 44 144 062.

Share

Advertising
Advertising
Facebook