Log in
X

Company Name

TEB Bank

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Analist i Portfolios për Bujqësi për Degën në Vushtrri

Analist i Portfolios për Bujqësi për Degën në Vushtrri

Information

Publish Date

05.11.2019

End Date

11.11.2019

Categories

Bankë

Job Places

Vushtrri

Job Description

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Bujqësi për Degën në Vushtrri.

Përgjegjësitë:

  • Të ndërtojë portfolio të shëndoshë agrokulturore përmes shitjes direkte
  • Analizon dhe propozon rastet e kredisë për aprovim
  • I shërben klientët me përkushtim dhe ndërton relacione profesionale me ta
  • Monitoron trendet e tregut dhe njofton për përshtypjet mbi tregun
  • E prezanton bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
  • Detyra tjera relevante

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma e universitetit të bujqësisë
  • Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin e bujqësisë
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
  • Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Të ketë patentë shoferi

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 11.11.2019. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Expired

Share

Advertising