Log in
X

Company Name

TEB Bank

Phone Number

+381 (0) 38 230 123

Company Place

Prishtinë

Auditor i TI-së, në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në Zyrën Qendrore

Auditor i TI-së, në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në Zyrën Qendrore

Information

Publish Date

07.11.2019

End Date

13.11.2019

Categories

Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidat të kualifikuar për pozitën: Auditor i TI-së, në Departamentin e Auditimit të Brendshëm në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë

  • Kryen apo udhëheq auditimet e TI-së dhe të sigurisë së informacionit.
  • Shqyrton dizajnin e kontrolleve të brendshme të proceseve të TI-së dhe të sigurisë së informacionit, si dhe implementimin e duhur të tyre.
  • Kryen rishikime të politikave dhe procedurave të TI-së, si menaxhimi i ndryshimeve, planifikimi i vazhdimësisë së biznesit ose rimëkëmbjes nga fatkeqësitë, sigurinë e informacionit, etj.
  • Të kryej analiza dhe rishikime para dhe pas zbatimit të implementimeve ose përmirësimeve të sistemeve.
  • Rishikon sistemet e Bankes për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat e ligjeve, rregulloreve, praktikave të mira të aplikueshme, etj.
  • T’i raportojë rezultatet e auditimeve dhe t’i përcjellë planet e veprimeve në përputhje me procedurat e Departamentit të Auditimit të Brendshëm.
  • Të kryej detyra të përcaktuara për auditime të tjera, dhe jo vetëm ato të TI-së, nën mbikqyrjen e udhëheqësit të departamentit.
  • Përmbushjen e detyrave tjera relavante të caktuara nga udhëheqësi i departamentit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë Diplomë Universitare dhe kualifikim profesional (Bachelor në Shkencat Kompjuterike ose fusha të ngjashme të TI-së në universitete të respektuara).
  • Çertifkim ne CISA, CISSP apo të tjera, i preferuar.
  • Njohuri të mira të kornizave të qeverisjes së TI-së dhe të Sigurisë së Informacionit si ITIL, COBIT ose ISO 27001, ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi.
  • Minimum tre (3) vjet përvojë pune në fushën e TI-së, preferohet përvojë pune në sektor financiar.
  • Qasje analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të komunikimit; aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me audiencën teknike dhe jo-teknike, poashtu edhe aftësi të shkëlqyeshme në prezantim.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe.
  • Shkathtësi të shkëlqyera në udhëheqje dhe aftësi të punuarit në grup.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 13.11.2019. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Share

Advertising
Advertising
Facebook