Log in
X

Company Name

dua.com

Phone Number

Company Place

Prishtinë

iOS Developer

iOS Developer

Information

Publish Date

11.11.2019

End Date

11.12.2019

Categories

Zhvillues i Aplikacioneve

Job Places

Prishtinë

Job Description

dua.com është në kërkim të një iOS Developer për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?

dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

  • Si një iOS Developer, kërkohet që të keni:
  • 3+ vjet përvojë të mëparshme në iOS Development (Swift)
  • Aftësi dhe fleksibilitet i demonstruar për të menaxhuar kohën dhe prioritetet në mënyrë efektive
  • Iniciativë dhe kreativitet në zgjidhjen e sfidave që ju parashtrohen
  • Aftësi drejtuese dhe përvojë në trajnimin e anëtarëve të rinj të ekipit
  • Njohuri për teknologjitë e tjera të internetit dhe standardet UI / UX
  • Përvojë me sisteme të iOS si Core Data, Core Animation, etj.
  • Aftësi për të Hartuar dhe ndërtuar Aplikacione për platformën iOS
  • Të identifikoni dhe korrigjoni bottlenecks dhe të rregulloni bugs
  • Do ndihmoni në ruajtjen e cilësisë së kodit, organizimin dhe automatizimin e tij
  • Përvojë në zhvillimin e aplikacioneve për Apple iOS, XCTest, XCUITest dhe XCode
  • Përvojë në automatizimin e testimit të aplikacioneve iOS duke përdorur XCTest, XCUITest dhe XCode
  • Përvojë në Java, Selenium, Appium, SOI UI dhe mjetet e automatizimit të mobile testing
  • Përvojë në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemeve automatike
  • Njohuri mbi njësinë(unit), sistemit dhe testimit përfundimtar si dhe automatizimit të aplikacioneve celularë / aplikacioneve iOS
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, shkencë kompjuterike ose disiplina të ngjashme, kombinim midis arsimimit, trajnimit ose përvojës së punës.
  • Kërkohen 2 ose më shumë vjet përvojë pune në Inxhinierinë Softuerike për zhvillimin e aplikacioneve native iOS.
  • 3+ vjet përvojë të mëparshme të iOS Developing (Swift)
  • Përvojë me sistemet e iOS si Core Data, Core Animation, Rrjetet etj.
  • Njohuri në lidhje me API RESTful për të bashkuar aplikacionet iOS me shërbimet back-end.
  • Njohuri mbi parimet e projektimit dhe udhëzuesve të ndërfaqeve të Apple
  • Njohuri mbi sistemin API të mesazheve në Cloud dhe push notifications
  • Njohje e mirë e HTML5, Javascript dhe teknologjive të tjera të internetit
  • Njohuri për CI (Continuous Integration)
  • A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.

Për më shumë informacion reth pozitave të lartpërmendura, klikoni këtu.

Share

Advertising