Log in
X

Company Name

Kompania “ROYAL” ® Sh.p.k

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Dizajn Interier, Menaxhere e Shitjës, Shofer SKIPI, Mjeshter i ujit

Dizajn Interier, Menaxhere e Shitjës, Shofer SKIPI, Mjeshter i ujit

Information

Publish Date

27.11.2019

End Date

05.12.2019

Categories

IT & Dizajn | Shitje | Menaxher | Vozitës | Hidroinstalues

Job Places

Prishtinë

Job Description

1. Konkurs për: Dizajn Interier

Kompania: ROYAL R Shpk- Sektori I Ndërtimit
Pozita: – Dizajn Interier.
Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e klientëve me anë të projektit,
  • Matja e Hapsirave ne Terren,
  • Dizajnimi i produkteve dhe përgaditja e projekteve sipas kerkesave te klienteve,
  • Kalkulimi i kostove dhe llogaritja e materialeve
  • Përgaditja e ofertave dhe prezantimi i ofertave tek klientet,
  • Përgaditja e vizatimeve teknike per prodhim dhe montim,
  • Menaxhimi dhe porositja e materialeve per prodhim dhe montim,
  • Menaxhimi i projekteve te nenkontraktoreve
  • Mbikqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projekteve ne terren,
  • Planifkimi dhe realizimi i projekteve dhe puneve sipas planeve dinamike,
  • Përgaditja e raporteve ditore, javore dhe mujore per punet e perfunduara,

Kualifikimet:

  • Te ketë paraqitje profesionale,
  • Përvojë pune 10 vite në Arkitekturë, Dizajn , Mbikqyrje te Projekteve
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office.
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt.
  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale.
  • Mirepritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave.
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
  • Te kete njohuri të gjuhës angleze e domosdoshme .
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

 

2. Konkurs për: Menaxhere e Shitjës

Kompania: ROYAL R Shpk- Sektori I Ndërtimit
Pozita: Menaxher/e I Shitjes
Lokacioni: Prishtinë

Detyrat e punës:

  • Komunikimi dhe prezantimi te palët: ofertat, çmimet, projektet e banesave, lokaleve afariste, vendparkimeve dhe bodrumeve që janë në stok (të gatshme për shitje), ose që janë në ndërtim e sipër, të gjitha projektet e ROYAL R shpk,
  • Shitja, përpilimii dhe lidhja e kontratave me blerësit si dhe protokollimi I të njëjtave për banesa, locale afariste, vendparkime dhe bodrume, dhe krijimi I dosjeve individuale,
  • Kompletimi I dosjeve individuale të blerësve si për pasuritë e shitura, ato të dhëna me kompensim apo dhuratë-dhënie me të gjitha dokumentet mbështetëse sipas politikave të kompanisë siç janë: kontratat interne, kontrata e noterit, dëshmit bankare për pagesat e kryera, raporti I komisionit për matjet përfundimtare, kartela e belrësit sipas programit expert, vërtetimi mbi obligimet e kryera, procesverbali mbi dhënien e çelësave, raporti përfundimtar I komisjnit.
  • Përcjellë afatet dhe dinamikën e pagesës së borxheve ( inkasimit nga blerësit) sipas kontratave të nënshkruara dhe të njejtat I krahason dhe harmonizon me sektorin e financave,
  • Për secilën pasuri të shitur dhënë me kompensim apo dhuratë-dhënie ( banesë, lokal afarist, vendparkim dhe bodrum), pasi të nënshkruhet kontrata nga shitësi dhe blerësi, e njejta kontratë protokollohet me më së paku katër kopje,
  • Kryerja e punëve administrative në Komunë që kanë të bëjnë me ndërtimet/banesat,
  • Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet, e që ka të bëjë me pozitën dhe profesionin e tij.                

Kualifikimet arsimore dhe përvoja:

  • Diplomë universitare, Fakulteti I Arkitektures ose diqka e ngjashme,
  • Përparsi me përvojë pune ,
  • Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi pune në grup, aftësi të mira komunikimi, mëvetesi të shkallës së lartë dhe të ketë shkallë të lartë të inciativës,
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative, gjuhë të tjera do të konsiderohët përparësi,
  • Njohja e punës me kompjuter dhe posedimi I patentë shoferit.

 

3. Konkurs për: Shofer SKIPI

Kompania: ROYAL R Shpk- Sektori I Ndërtimit
Pozita: – Shofer Skipi
Lokacioni: Prishtinë

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Kerkojme operator per skip (shofer i skipit) .
  • Shërbimet kryesore në shtëpi banimi dhe objekte afariste .

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE

  • Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të kenë diplomë , certifikatë   ose diqka të ngjajshme
  • Të kenë të paktën 3-5 vjet përvojë pune;
  • Të kenë njohuri të mira të materialeve dhe produkteve te kohës .
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të caktuara;


4. Konkurs për: Mjeshter i ujit

Kompania: ROYAL R Shpk- Sektori I Ndërtimit
Pozita: – Mjeshter I Ujit
Lokacioni: Prishtinë

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË

Shërbimet kryesore instalimit /montim riparimit & mirmbajtjes për të gjitha sistemet e ujësjellësit në shtëpi banimi dhe objekte afariste:

  • Sisteme/gypa uji (të gjitha llojet)
  • Kanalizim
  • Vaska & vaska me hidromasazh
  • Kabina dushi
  • Duarlarëse, pasqyra & aksesorë
  • Guaskë WC
  • Sisteme për kuzhina dhe banjo
  • Korniza perdesh dushi
  • Boiler (+ instalimi elektrik)
  • Njehsorët/orët e ujit
  • Hidroforët
  • Sisteme të shpërndarjes
  • Sisteme të ujitjes
  • Sisteme furnizimi fontanash/ujëvarash
  • Si dhe shumë shërbime tjera.

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE

  • Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të kenë diplomë , certifikatë   ose diqka të ngjajshme.
  • Të kenë të paktën 3-5 vjet përvojë pune;
  • Të kenë njohuri të mira të materjaleve dhe produkteve te kohës .
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të caktuara;

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, duhet të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse të tyre në e-mail adresën: info@royal-pr.com . Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 05.12.2019.

Për informata shtesë mundë të kontaktoni në nr. tel.: 038/234-002.

Royal R SH.P.K.
Adresa: Rruga B, MATI 1
10000, Prishtinë, Kosovë

Expired

Share

Advertising