Log in
X

Company Name

FINCA Kosovo

Phone Number

Company Place

Prishtinë

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

Information

Publish Date

02.12.2019

End Date

31.12.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.3 milion klientë.

FINCA ofron mundësi zhvillimi përmes:

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

Degët e FINCA Kosovë dhe Departamentet e Zyres Qendrore

FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në degët tona apo departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore ( 01 shkurt 2020 – 31 maj 2020 ) dhe është pa pagesë.

Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

  • Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar me praktikën,
  • Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë profesional,
  • Për krijimin e lidhjeve të reja, përmes përvojës praktike në Institucion Mikrofinanciar.

Kriteret për aplikim:

  • Studentët duhet të jenë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve Bachelor;
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit;
  • Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës ( 40 orë në javë);

Procesi i përzgjedhjes:

  • Të gjithë studentët që përmbushin kriteret e lartëpërmendura do të ftohen për fazën e testimit;
  • Vetëm studentët që kalojnë testin me sukses do të ftohen për fazën e intervistimit;

Pas përfundimit të programit, praktikantët do të pajisen me çertifikatën për pjesëmarje.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese nëe-mailadresën: recruitment@fincakosovo.org apo në hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. Afati i aplikimit deri me 31.12.19

www.fincakosovo.org

Share

Advertising