Log in
X

Company Name

SELIMAJ Legal Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Praktikant/e

Praktikant/e

Information

Publish Date

02.12.2019

End Date

09.12.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

SELIMAJ Legal Consulting L.L.C ofron këshilla dhe shërbime ligjore, analiza komplekse te legjislacionit relevant, përfaqësime juridike dhe gjyqësore për shoqëritë tregtare, institucionet private dhe publike, personat fizik dhe juridike brenda dhe jashtë territorit te Kosovës.

Për te ndihmuar realizimin e shërbimeve te kërkuara nga klientët tanë, kemi nevojë për:

Praktikant/e

Kërkesat minimale për praktikant/e janë përfundimi i fakultetit juridik, aftësi për te përdor pa mbikëqyrje kompjuterin, njohuri te kënaqshme te ndonjërës nga gjuhët e huaja.  

Është e dëshirueshme qe praktikanti/ja te ketë njohuri elementare te legjislacionit dhe procedurave administrative dhe gjyqësore, aftësi analitike, shkathtësi solide ne përpilimin e shkresave, interesim për përcjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, zotësi komunikuese nder personale dhe përshtatje te mirë ne punë ekipore, kreativitet dhe vetiniciativë, fleksibilitet ne orar dhe korrektësi me palët, qasje profesionale dhe mbarëvajtje te korrespodencave dhe komunikimeve me klientët ne zyre dhe ne institucionet tjera relevante.

Praktikanti/ja do te ndihmoj stafin tonë për periudhën e ardhshme 6 mujore, me mundësi te vazhdimit. Inkurajojmë aplikimin e çdo kujt qe vlerëson vetën kandidat/e te mundshëm. Aplikimi dhe te dhënat personale do te mbrohen dhe menaxhohen ne pajtim me legjislacionin relevant. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do te kontaktohen.  

CV te dërgohen ne info@selimajlegal.com dhe data e fundit për aplikim është e hëne, me 09.12.2019.

Share

Advertising