Log in
X

Company Name

Komuna e Shtimes

Phone Number

0290/389-016

Company Place

Shtime

Pedagog/e

Pedagog/e

Information

Publish Date

13.12.2019

End Date

24.12.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Shtime

Job Description

Në bazë të Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Udhëzimit Administrativ nr.(MASHT) Nr.34//2014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik Psikologjik në Shkolla, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:

K O N K U R S

 Një (1) pedagog/e (me kohë të caktuar-zëvendësim) në ShFMU “Lasgush Poraeci” në Muzeqinë

Kushtet e punësimit: Për këto vend pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 03/L-212 Udhëzimit Administrativ nr..34//2014 (MASHT) Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik Psikologjik në Shkolla,

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti – kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërnjoftimin kopje.

Aplikacionet për konkurrim merren dhe dorëzohen çdo ditë pune në Drejtorinë Komunale të Arsimit (Objekti i Komunës) në Shtime zyra nr.35, prej orës 9:00 – 15:00.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore. Afati për konkurrim është 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Shtimes. Konkursi do të jetë i hapur nga data 10. 12. 2019 deri më datë 24. 12. 2019. Po ashtu konkursin mund ta gjeni në web-faqen www.kk.rks-gov.net/shtime/zyrtare ndërsa aplikacionin për punësim mund ta shkarkoni nga linku “Dokumentet Online”.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse.

Për procedurat e rekrutimit (testi me shkrim, intervista me gojë) do të njoftoheni edhe përmes web faqes së komunës.

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook