Log in
X

Company Name

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Gjyqtar nga radhët e Gjykatës së Apelit, Gjyqtar nga radhët e Gjykatave Themelore

Gjyqtar nga radhët e Gjykatës së Apelit, Gjyqtar nga radhët e Gjykatave Themelore

Information

Publish Date

14.01.2020

End Date

20.01.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS
SUDSKI SAVET KOSOVA - KOSOVO JUDICIAL COUNCIL

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje me nenin 108 paragrafi 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Amendamenti i Kushtetutës së Republikës së Kosovës Nr. 05-V-229 24 Shkurt 2016, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-55 neni 8 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 pika 1.1.2 dhe 1.1.3, Rregullore (Nr. 09/2019) Për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori dhe Vendimit KGJK Nr. 259/2019 të datës 27 dhjetor 2019, shpall:

KONKURS PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS NGA GJYQËSORI

  • 1 (një) gjyqtar nga radhët e Gjykatës së Apelit si dhe
  • 1 (një) gjyqtar nga radhët e Gjykatave Themelore.

TË DREJTË APLIKIMI

  • 1 (një) gjyqtar nga radhët e Gjykatës së Apelit –të gjithë gjyqtarët e interesuar ngaGjykata e Apelit kanë të drejtë aplikimi
  • 1 (një) gjyqtar nga radhët e Gjykatave Themelore –të gjithë gjyqtarët e interesuar ngaGjykatat Themelore Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Pejë kanë të drejtë aplikimi

KRITERET E APLIKIMIT

  1. Kandidatët gjyqtarë të cilët kandidojnë për anëtarë të Këshillit nga gjyqësori, duhet t’i plotësojnë kriteret e domosdoshme për zgjedhje si në vijim:

1.1. Kandidatët gjyqtarë duhet të jenë gjyqtarë të emëruar me mandat të përhershëm;

1.2. Ndaj kandidatëve gjyqtarë nuk duhet të ketë të shqiptuar ndonjë masë disiplinore, me përjashtim të masës disiplinore vërejtje jo publike me shkrim / qortimit në tre (3) vitet e fundit;

1.3.Kandidatët gjyqtarë nuk duhet të jenë të dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia;

  1. Kryetarët e gjykatave nuk mund të kandidojnë për anëtarë të Këshillit nga gjyqësori. Përjashtimisht, kjo është e mundur në rast se kryetarët e gjykatave ofrojnë dorëheqje brenda afatit prej 3 (tri) ditëve nga momenti i shpalljes së vendit të lirë të anëtarit të Këshillit nga gjyqësori. Kryetarët e gjykatave menjëherë duhet ta njoftojnë Këshillin lidhur me dorëheqjen.

FORMULARI I APLIKIMIT

-   formularin mund ta shkarkojnë në Ueb faqen e KGJK-së. (www.gjyqesori-rks.org) Shkarko Aplikacionin

TË DHËNA LIDHUR ME KONKURSIN:

  • Vendimit KGJK Nr. 259/2019 të datës 27 dhjetor 2019;
  • Rregullore (Nr. 09/2019) Për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori me Udhëzuesin

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE

Formularët për aplikim dorëzohen, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga publikimi i konkursit, Sekretariatin e KGJK-së, Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë në Zyrën e Pranimit.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook