Log in
X

Company Name

Stacioni i Autobusëve SH.A

Phone Number

038 550 377

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Information

Publish Date

14.01.2020

End Date

31.01.2020

Categories

Komunë

Job Places

Prishtinë

Job Description

N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A., në bazë të nenin 25 paragrafi 2 pika (h) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP-të Nr.04/L-111 neni 13, Ligjit nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, vendimit nr. 02/128 datës 14.01.2020 të Bordit të Drejtoreve, rishpall :

K O N K U R S

Pozita e punës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm (1 pozitë).
Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.
Orari i punës: I plotë.
Vendi: Prishtinë

Detyrat e përgjithshme:

  • Bartësi i vendit të punës mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e auditimit, të buxhetit, të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që njësitë menaxhuese të ndërmarrjes i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A.
  • Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e ndërmarrjes.
  • Bartësi i vendit të punës i raporton Komisionit të Auditimit.

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë:

  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm,
  • Të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat jo të mira që kanë të bëjnë me kontabilitet, procedura të ndryshme, administratë, dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së ndërmarrjes.
  • Siguron që aktivitetet e ndërmarrjes të jenë në harmoni me Statutin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat nga menaxhmenti.
  • Monitoron dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit në linjë me objektivat Planin e Biznesit të ndërmarrjes.
  • Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar nga Komisioni i Auditimit.
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes.
  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet për aprovim Komisionit të Auditimit me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të audituara.
  • Përgatitë raport mujor, vjetor rreth punëve dhe aktiveiteve të ndërmarrjes.
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë me qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv
  • Analizon praktikat dhe procedurat e kontabilitetit si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në vend.
  • Kryen të gjitha kontrollet dhe auditivet sipas ligjeve në fuqi dhe akteve të brendshme të ndërmarrjes.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, kryen edhe në detyra tjera të kërkuara nga Komisioni i Auditimit dhe Kryeshefi Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të përmbushë kriteret për zyrtarë të ndërmarrjes sipas nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ndërmarrjet Publike;
  • ZAB duhet të posedojë diplomë universitare nga Fakulteti Ekonomik; apo Master ne nje nga drejtimet Ekonomike kane perparesi
  • Të jetë ekspert në kontabilitet, Certifikata si Auditor i Brendshëm përparësi; Përvojë punë 3 vjeqare në profesion (Auditim, Kontabilitet) përparësi;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi, me theks në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare, si dhe ligjet të tjera që kanë të bëjmë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave.

Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese

  • Njohja e gjuhëve lokale dhe te huaj (angleze në shkrim dhe në të folur) perparesi Aftësi organizative dhe koordinuese.
  • Preferohet të ketë certifikata të trajnimeve gjatë karrierës.

Dokumentacioni i kërkuar dhe mënyra e aplikimit:

Kandidati/ja, duhet të dorëzoj aplikacionin me dokumente e mëposhtme në pliko të mbyllur në administratën e N.P.L ”Stacioni i Autobusëve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine, çdo dite pune nga ora 08:00 deri 16:00 (nga ora 12:00 – 13:00 pauza).

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e SAP https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/
  2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e Stacionit të Autobusëve https://www.sap‐rks.com/sq/konkurse ;
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimi;
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  6. Certifikatat e kërkuara;
  7. Kopja e letërnjoftimit;
  8. Kandidati/ja së bashku me aplikacionin duhet të dorëzoj edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.

Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Afati per dorezimin e aplikacioneve eshte nga data 16.01.2020 dhe përfundon më datë 31.01.2020 në ora 16:00.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook