Log in
X

Company Name

Komuna e Graçanicës

Phone Number

Company Place

Graçanicë

Gazetar, Menaxher i përmbajtjes dhe IT-së, Tekniku i zërit, Korrespondenti nga terreni

Gazetar, Menaxher i përmbajtjes dhe IT-së, Tekniku i zërit, Korrespondenti nga terreni

Information

Publish Date

14.01.2020

End Date

21.01.2020

Categories

Media | IT & Dizajn

Job Places

Graçanicë

Job Description

Duke iu referuar projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës me titull ROMACTED: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal, Komuna e Graçanicës shpall këtë:

KONKURS PUBLIK PËR ANGAZHIM AFATSHKURTËR

Projekti: „ZGJERIMI I HAPËSIRËS SË INFORMACIONIT PËR PROGRAMIN MEDIATIK NË GJUHËN ROME“

QËLLIMI I PROJEKTIT

Zgjerimi i hapësirës së informacionit për programin mediatik në gjuhën rome në Komunën e Graçanicës, për fuqizimin dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në informacione të relevante për komunitetin rom në Kosovë.

Për ta realizuar këtë qëllim, Komuna e Graçanicës do të angazhojë një ekip mediatik për një periudhë prej 6 muajsh, i cili do të përbëhet nga:

  1. Gazetar - 1 pozitë,
  2. Menaxher i përmbajtjes dhe IT-së – 1 pozitë,
  3. Tekniku i zërit – 1 pozitë,
  4. Korrespondenti nga terreni - 1 pozitë.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Komuniteti rom që jeton në Kosovë nuk ka një hapësirë adekuate për realizimin e të drejtave të tyre, siç është e drejta për lirinë e informimit në gjuhën e vet. Në Komunën e Graçanicës, gjuha rome është shpallur gjuhë në përdorim zyrtar, në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nr.02/L-37. Nga ana tjetër, kapaciteti mediatik i komunitetit rom është shumë i ulët. Në të kaluarën, dy radio-programe të rregullta kanë transmetuar informacione për situatën dhe aktivitetet javore të komunitetit rom, duke i shpërndarë në të njëjtën kohë edhe historitë nga terreni lidhur me çështjet e personave të zhvendosur brenda vendit/refugjatëve, familjeve të deportuara, etj. Kjo praktikë e pranuar mirë u ndërpre në vitin 2013 për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Ky projekt do të kontribuojë në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun dhe një hapësirë të zgjeruar për realizimin e lirisë së shprehjes në gjuhën amtare të komunitetit rom në Kosovë.

Përshkrimi i detyrimeve për pozitën - Gazetar:

Gazetari mbledh dhe përpunon informacione për një sërë temash të rëndësishme për komunitetin rom, të cilat pastaj transmetohen deri te publiku përmes mediave publike.

Përshkrimi i detyrimeve për pozitën – Menaxheri i përmbajtjes dhe IT-së

Me një njohuri të mirë të teknologjisë së informacionit administron përmbajtjen mediatike, vendos për vëllimin dhe formën e publikimit të përmbajtjes, kontrollon saktësinë e të dhënave, korrigjon gabimet drejtshkrimore dhe stilistike, monitoron fazën e fundit të përpunimit para publikimit.

Përshkrimi i detyrimeve për pozitën – Tekniku i zërit:

Tekniku i zërit regjistron, redakton dhe transmeton regjistrime të zërit, realizon pjesën e zërit të transmetimeve ose regjistrimeve të emisioneve dhe mirëmban pajisjet e zërit sipas nevojës. Gjatë regjistrimit kontrollon funksionimin e pajisjeve të zërit, në përputhje me standardet dhe normat teknike.

Përshkrimi i detyrimeve për pozitën - Korrespodenti nga terreni:

Korrespodenti nga terreni mbledh informacione për tema të ndryshme, shkruan lajme, publikon intervista, reportazhe, raporton nga konferencat për shtyp, ngjarjet e ndryshme dhe vendet e tjera të rëndësishme për informimin në kohë të komunitetit rom.

Kriteret minimale që kandidatët duhet t'i plotësojnë:

  • Kryerja e shkollës së mesme,
  • Njohja e detyrueshme e gjuhës rome,
  • Përparësi do t'u jepet kandidatëve me përvojë në fushën e gazetarisë dhe punës në media,
  • Aftësi të mira komunikimi,
  • Njohja e punës në kompjuter (Microsoft Office, IE, rrjetet sociale).

Afati për aplikim

Afati për aplikim është 7 ditë pune nga dita e shpalljes së konkursit. 

Aplikacioni mund të tërhiqet çdo ditë pune në Komunën e Graçanicës nga ora 08:00  - 16:00.

Kandidatët mund t'i paraqesin aplikacionet e tyre në një periudhë prej 13.01.2020 deri më 21.01.2020.

Paraqitja e dokumentacionit

Kandidatët duhet t'i paraqesin biografinë e tyre (CV) së bashku me kopjet e diplomës së shkollimit dhe së paku një rekomandim/referencë, nëse ka, jo më vonë se deri në datën e paraparë në afatin për aplikim.

Vërejtje: Vetëm kandidatët e zgjedhur do të ftohen për intervistë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook