Log in
X

Company Name

Kompania N.N.T ABC

Phone Number

048/118-535

Company Place

Prishtinë

Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë dhe Inxhinier te Ndërtimtarisë Komunikacionit, Asistente Administrative - Financa (F), Recepsioniste, Punëtore Teknike (F), Zyrtare e Prokurimit (F),

Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë dhe Inxhinier te Ndërtimtarisë Komunikacionit, Asistente Administrative - Financa (F), Recepsioniste, Punëtore Teknike (F), Zyrtare e Prokurimit (F),

Information

Publish Date

20.01.2020

End Date

30.01.2020

Categories

Inxhinier | Administratë | Financa | Recepsionistë | Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS

Kompania N.N.T "ABC" me seli ne Prishtinë hapë konkurs per Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë dhe Inxhinier te Ndërtimtarisë Komunikacionit te Diplomuar me përvojë pune ne Ndërtime te Larte dhe te Ulet.

Email ku duhet te dërgohet CV,: nntabc1@gmail.com

PËRGJEGJËSITË:

  • Kontrollë e vazhdueshme në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara
  • Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve;
  • Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishte;
  • Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishtë;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve në kantier;
  • Plotësimin e formularit për kërkesat e materialeve;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për t'u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet;
  • Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për materiale në kantier;
  • Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt si proces-verbale, librin dhe ditarin ndërtimor, librezë masash, situacione, akte piketime e kontrolli etj;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishte, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë;
  • Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t'i ngarkohen;
  • Koordinimin e aktiviteteve me Sektorët tjerë dhe ato të Shërbimeve Teknike.

KËRKESAT:

  • Diploma e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Komunikacionit (sistemi 5 vjeçar, apo master);
  • Përvojë pune paraprake e ngjashëm min. 3 vite;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, AutoCAD, ArchiCAD dhe Internet research, etj;
  • Fleksibël për të punuar edhe me orar te zgjatur.
  • Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e shpalljes.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, referencat per punët te ngjashme paraprake te përfunduara në e-mail nntabc1@gmail.com

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

 

2. Asistente Administrative - Financa (F)

Pergjegjesit dhe Detyrat:

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative,
  • Ruan dhe mirëmban dokumentet, dosjet e zyrës të kopjeve fizike dhe elektronike,
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, faturat e shitjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive,
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja,
  • Përgjegjëse për menaxhimin me paranë e imët;
  • Përgatit raporte të ndryshme.
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës.

Kualifikimet Profesionale

  • E motivuar dhe ambicioze,
  • E aftë dhe e gatshëme të punojë nën presion,
  • Aftësi komunikuese,
  • Njohuri të mira të Microsoft Office,
  • Diplome universitare, drejtimi ekonomik, banka dhe financa, menaxhment ose shkolla e mesme.
  • Përvoja e punës e preferueshme,
  • Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e shpalljes.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, referencat per punët te ngjashme paraprake te përfunduara në e-mail nntabc1@gmail.com

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

 

3. Recepsioniste

PËRGJEGJËSITË:

  • Pranimi i të gjitha palëve në interes dhe drejtimi i tyre tek personat përgjegjës.
  • Pranimi i thirrjeve telefonike, marrja e porosive dhe adresimi i tyre te stafi relevant.
  • Aranzhimi i takimeve me palë në interes sipas kërkesës së menaxhmentit të kompanisë.
  • Fotokopjimi, skanimi, faksimi, distribuimi dhe protokolimi, përfshirë arkivimin dhe regjistrimin i të gjithë dokumentacionit të kompanisë.
  • I pranon, i regjistron dhe i përcjell më tutje të gjitha pyetjet, me gojë ose me shkrim, kërkesat, ankesat, sugjerimet dhe çfarëdo kontakti tjetër nga studentët dhe klientët;
  • Koordinimi dhe përcjellja e informatave tek stafi i mirëmbajtjes së objektit dhe përkujdesja për një ambient të pastër dhe të rregullt.
  • Përcjellja e informatave me shkrim ose komunikim verbal tek stafi tjetër i kompanisë sipas instrukcioneve të menaxhmentit.
  • Raportimi i të gjitha parregullsive ose incidenteve.

KËRKESAT:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi.
  • Të reprezentoj dhe përfaqësoj kompaninë denjësisht.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje për detaje.
  • Të ketë çasje proaktive dhe pozitive.
  • Të njohë punën me pajisjet elektronike (kompjuter, printer, telefon dhe skaner, etj).
  • Të ketë përvojë pune (përparësi).

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e shpalljes.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, referencat per punët te ngjashme paraprake te përfunduara në e-mail nntabc1@gmail.com

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

 

4. Punëtore Teknike (F)

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Kujdeset për nivelin e pastërtisë së hapsirës së objektit
  • Bënë pastrimin e dyshemeve, dyerve, dritareve, mureve nyjese etj
  • Kujdesëet për ruajtjen e objektit dhe inventarin e zyreve
  • Përkujdeset për byfen e objektit i cili është në pronësi te Kompanisë
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Administratës së Kompanisë.

Kualifikimi: Përgaditja e mesme shkollore

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e shpalljes.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, referencat per punët te ngjashme paraprake te përfunduara në e-mail nntabc1@gmail.com

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

 

5. Zyrtare e Prokurimit (F)

Pergjegjesit dhe Detyrat:

  • Te ketë njohuri në sistemin e prokurimit elektronik e-prokurimi
  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative,
  • Ruan dhe mirëmban dokumentet, dosjet e zyrës të kopjeve fizike dhe elektronike,
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, faturat e shitjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive,
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja,
  • Përgjegjëse për menaxhimin me paranë e imët;
  • Përgatit raporte të ndryshme.
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës.

Kualifikimet Profesionale

  • E motivuar dhe ambicioze,
  • Aftësi të mira në Kompjuter
  • E aftë dhe e gatshëme të punojë nën presion,
  • Aftësi komunikuese,
  • Njohuri të mira të Microsoft Office,
  • Përvoja e punës e preferueshme,
  • Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e shpalljes.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, referencat per punët te ngjashme paraprake te përfunduara në e-mail nntabc1@gmail.com

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Kërkojmë nga ju që në Subject të shenoni Pozitën në të cilën Aplikoni, përndryshe imellat të cilat vijnë pa cekjen e pozitës ku aplikoni në Subject nuk do të mirren parasysh

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook