Log in
X

Company Name

Komuna e Dragashit

Phone Number

Company Place

Dragash

Mësimdhënës për Gjuhë Angleze

Mësimdhënës për Gjuhë Angleze

Information

Publish Date

04.02.2020

End Date

18.02.2020

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Dragash

Job Description

Republika e Kosovës
Republika Kosova/Republic of Kosovo
Kuvendi Komunal Dragash/Skupština Opštine Dragaš/Dragas Municipality
DREJTORIA KOMUNALE PËR ARSIM

Nr.13/90
Më: 04/02/2020
D r a g a sh

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, nenit 8 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës, nr.03/L-212, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr.03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 të datës 20.07.2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr.05/2015- normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, vendimin e MASHT nr.232/01B, vendimin e MASHT nr.231/01B të datës, 04 Gusht 2015, kërkesën nga MASHT ref.2-2955 të datës 01 Korrik 2016. Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për arsimin parafillor, fillor të mesëm të ulët të Komunës së Dragashit për vitin shkollor 2019/2020.

SHFMU "Fetah Sylejmani" Dragash

Mësimi në gjuhën boshnjake

  1. Një mësimdhënës për Gjuhë Angleze (10 orë)

I. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

Formulari i aplikimit (merret në DKA ku dorëzohen aplikacionet me dokumentet tjera përkatëse.), Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit ose pasaportës), Diploma duhet të jetë e vërtetuar nga origjinali, në të kundërtën nuk merret si valide (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj, Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës, duhet të sjellin diplomën e nostrifikuar, Certifikata që nuk jeni nën hetime, Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka). Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Vërejtje: Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Datë:04.02.2020
Dragash

Drejtori i DKA-së
MSc. Vloran Cenaj

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook