Log in
X

Company Name

Millennium DPI Partners (MDPI)

Phone Number

Company Place

Prishtinë

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE

Information

Publish Date

10.02.2020

End Date

14.02.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE

Millennium DPI Partners ofron mundësi për punë praktike per tri pozita, një (1) në Gjykatën Themelore në Prizren me degë, një (1) në Gjykatën Themelore në Gjakove me degë dhe nje (1) ne Gjykatën Themeore në Ferizaj me degë, me pagesë për studentët e fakultetit juridik. Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) dhe puna realizohet në Gjykata Themelore. Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi deri në gjashtë (6) muaj.

Mbi Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë

JSSP është një program katër vjeçar për sundimin e ligjit, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar dhe menaxhohet nga Millennium DPI Partners për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mire në Kosovë duke fuqizuar pavarësinë, profesionalizmin, efikasitetin dhe llogaridhënien, e sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera, JSSP mbështet Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatat Themelore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të lëndëve, zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve dhe eliminimin e lëndëve të grumbulluara.

Studentët e përzgjedhur nga fakulteti juridik do të mbështesin zbatimin e përpjekjeve të JSSP-së në rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor të Kosovës duke ndihmuar stafin e gjykatave në zbatimin e procedurave standarde të veprimit lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore.

Kandidatët nga fakulteti juridik duhet të kenë:

  • Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të katërt, ose student të programit master.

Dokumentet e kërkuara

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin jobs@jssp-ks.org:

  • CV-ja
  • Letër motivuese dhe
  • Çertifikata e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë reference.

Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit me subjektin “JSSP Legal Intern (Ferizaj, Gjakove apo Prizren) për pozitën e praktikantit nga fakulteti juridik, deri më 14.02.2020 në ora 16:00. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar USAID ose JSSP do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook