Log in
X

Company Name

Organizatën e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror - OFAP

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Trajner kombëtar për ngritjen e kapaciteteve të organizatës

Trajner kombëtar për ngritjen e kapaciteteve të organizatës

Information

Publish Date

12.02.2020

End Date

21.02.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

TERMAT E REFERENCËS 
Trajner kombëtar për ngritjen e kapaciteteve të organizatës

Lokacioni: Prishtinë.

Pozita: Trajner për trajnimin e stafit potencial/professional për mbledhjen e fondeve, dhe marrëdhënie me publikun.

Referenca: Projekti “Ti mbrojmë fëmijët nga dhuna në familje dhe në shkolla”

Kohëzgjatja e kontratës: 4 ditë punëtori (2 ditë punëtori me tërë stafin e OFAP-it, ndërsa 2 ditë me grupin e ngushtë punues), 2 ditë për raport dhe parapërgatitje, në total 6 ditë pune.

Historiku i organizatës:

“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindor --- OFAP”, është shoqatë kombëtare humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohëshme që të jetojë, të rritet, të ndjehet pjesë e saj dhe të ketë dashurinë që i nevojitet, që është edhe mision i përbashkët i dhënë nga organizata “Amici dei Bambini” e cila ka qenë në Kosovë nga vitit 1999 deri në Janar të vitit 2016.

Ti mbrojmë fëmijët nga dhuna në familje dhe në shkolla” është një projekt 5 vjeçar që zbatohet në partneritet me Save the Children, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar- SIDA.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Mbrojtja e fëmijëve në familje dhe në shkolla përmirësohet përmes promovimit të ndalimit të ndëshkimit trupor dhe ofrimit të metodave alternative në prindërim.
  • Rritja e kapaciteteve dhe ofrimi i mbështetjes psikosociale përmes modeleve mbështetëse për familjet e riatdhesuara dhe për të përmirësuar qasjen e fëmijëve në mbështetje të përshtatshme familjare, duke i bërë ata më pak të ekspozuar ndaj formave të pasigurta të migrimit, si dhe përmirësimin e kujdesit dhe reduktimin e rreziqeve të mbrojtjes për fëmijët.
  • Zhvillimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i organizatëspër të ndërmarrë dhe implementuar aktivitetet me sukses.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Konsulentit/ Trajnerit:

  • Kjo punëtori synon të rris nivelin e të kuptuarit mbi mbledhjen e fondeve, dhe marrëdhënie me publikun për stafin e organizatës OFAP;
  • Të trajnojë stafin e OFAP-it në ngritje të kapaciteteve për mbledhjen e fondeve (që në të ardhmen të jenë të gatshëm për të siguruar qëndrueshmërinë e organizatës) ;
  • Të përpilojë modulin për grupin e ngushtë punues i cili përfshinë trajnimin e grupit për mbledhjen e fondeve dhe marrëdhënie me publikun, funksionalizimin e platformës për mbedhjen e fondeve, dhe metodat e pranueshme për përdorimin e tyre;
  • Zhvillimi i strategjisë për mbledhjen e fondeve dhe marketingut, me qëllim të sigurimit të partneriteteve me bisneset (minimum dy);
  • Të identifikohen së paku pesë kompani që mund të mbështesin punën e OFAP-it në të ardhmen;
  • Të zhvillohen takime me kompani të ndryshme dhe të punohet për të siguruar të paktën dy partneritete afatmesme (1vit) me dy;
  • Të përpilojë vlerësimin e punëtorisë dhe raportin përfundimtar narrativ.
  •  Të dorëzojë dokumentat dhe të arriturat tjera në kohë/fleksibil.

Konsulenti/ Trajneri duhet të këtë:

  • Përvojë pune specifike në fushat e ndërtimit institucional, ngritjes së kapaciteteve, arsimit, analiza institucionale, zbatimi i politikave dhe koordinimi midis palëve të interesuara;
  • Diplomë pas-universitare në ekonomik, juridik dhe/ose në shkenca sociale (e preferueshme në marketing, komunikim, ose studime që lidhen me zhvillimin);
  • Përvojë në analizimin / hartimin / rishikimin e politikave dhe dokumenteve strategjikë;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Ndjeshmëri ndaj mbrojtjes së fëmijëve dhe mirëqenies së tyre në vend;
  • Aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim;
  • Aftësi të mira në lehtësim të takimeve;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe mundësi për të komunikuar dhe punuar me njerëz të ndryshëm

Aplikimi

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në formatin Evropian në gjuhën shqipe ose angleze të shoqëruar me një letër motivimi dhe një propozim të shkurtër mbi metodologjinë e punës për ofrimin e këtij trajnimi. Të gjitha këto të dorëzohen në e-mail adresën: ofap.kosova@hotmail.com, jo më larg se me datë 21/02/2020 deri në ora 16 :00.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook