Log in
X

Company Name

SPORT MARKETING

Phone Number

+38344288713

Company Place

Prishtinë

TENDER PËR: SHERBIMET HOTELIERE NË PISHINËN E GËRMISË NË PRISHTINË

TENDER PËR: SHERBIMET HOTELIERE NË PISHINËN E GËRMISË NË PRISHTINË

Information

Publish Date

15.05.2020

End Date

29.05.2020

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

SHPALL:

T  E  N  D  E  R  PËR :

SHERBIMET  HOTELIERE  NË  PISHINËN  E  GËRMISË  NË  PRISHTINË

Në  bazë  të  Statutit  të  NPL“Sport Marketing” sh.a.   dhe  programit të punës për sezonin  veror të  vitit  2020, për  menaxhimin  e  Pishinës  në Gërmi, NPL”Sport Marketing” shpall tender publik për shërbime hoteliere të cilësisë së lartë  në  lokacionin e  pishinës  per sezonen verore 2020.

Historiku:

NPL“Sport Marketing” sh.a. Prishtinë ka në menaxhim Pishinën në Gërmi. Në MTI është e regjistruar si NPL“Sport Marketing” sh.a Çertifikata nr. 810454497 dt. 17.l0.2000.

1. Kërkojmë partner biznesi për sigurimin e shërbimeve hoteliere gjatë Sezonit  Veror 2020. Shërbimet duhet të jenë të kualitetit të lartë, sipas standardeve evropiane. Çmimet duhet të jenë të pranueshmë për rininë shkollore, universitare dhe  për  të  gjithë  vizitorët që vijnë  në  pishinën e  Gërmisë. Ushqimi që duhet të propozohet: hamburger, ushqim nga skara, mish pule, pica dhe të tjera, akullore, pije freskuese dhe pije joalkoholike.

2. NPL“Sport Marketing” sh.a. ofron lokacionin e pishinës në Gërmi, si dhe kyçjen në rrjetin elektrik dhe atë të ujit.

Por,  hapësira  e  amfiteatrit  të  pishinës dhe  fushat  sportive  të tenisit  i  mbesin  në  dispozicion  NPL“Sport Marketing” sh.a  , mirëpo  për  të  organizuar  manifestime  sportive  dhe  mbrëmje  kulturo-artistike  me  marrëveshje  herë  hërë  mundet  me  e  shfrytëzue  edhe  fituesi  i tenderit (d.m.th.me  aneks  kontrate).

3. Ofertat duhet të përfshijnë:

- shumën e propozuar për shfrytëzimin   e lokacionit gjatë sezonës   2020,                      

   çmimi fillestar  është prej  20.000.00€ 

- Pagesa  e  mjeteve   duhet të  bëhet  menjëherë   pas  lidhjes së  kontratës  në  afat  prej  2 (dy) ditësh.

  • Përshkrimin e ushqimit të propozuar dhe pijeve freskuese (me sasi dhe çmim)
  • Përshkrimin e instalimeve për shitje, me plan të  detajizuar,
  • Planifikimi i numrit  të  punonjësve,
  • Përshkrimin e sistemit higjenik dhe sistemit për pastrim.
  • Për  të  marrë  pjesë  në  tender  duhet  deponuar  mjete  në  vlerë  prej  100€ në  llogarin  e  NPL “Sport Marketing”,  në bankën BPB me  nr. të xhirollogarisë  1300-2712-001184.61. Pas  zgjedhjes  të  tenderit  vlera  100€  do  t’i  mbetet  Kompanisë.

4. Afati i dërgesës së  ofertave është   prej  15.05.2020 – 29.05.2020.

5. Ofertat e mbyllura në pliko  duhet të dërgohen në zyrën kryesore  të “Sportmarketingut” në Prishtinë, më së largu deri më  29.05.2020 deri  në ora12:00 h  ato të cilat arrijnë pas kësaj date do të refuzohen.

6. Hapja  e  ofertave  do  të  jetë  publike  në  prezencë  të  përfaqësuesëve  të  kompanive   me  29.05.2020 në  ora  13:00h   në  adresën  e  poshtë  shënuar. Tenderin  do  ta  fitoj  Kompania  e  cila  ofron   kushte  më  cilësore  dhe  çmimin   më  të  lartë  se  çmimi  fillestar.

Pishina mund të vizitohet prej 15.05.2020 - 28.05.2020, çdo ditë  nga ora l0:00 deri 15:00.

NPL “SPORT MARKETING”sh.a

Rr. Sylejman  Vokshi  5/a  PRISHTINË

Numri i tel. kontaktues:

+38344288713

e-maili:   kpk_sportmarketing@yahoo.com

Share

Advertising
Advertising
Facebook