Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Phone Number

Company Place

Prishtinë

EKSPERT - VËZHGUES

EKSPERT - VËZHGUES

Information

Publish Date

21.05.2020

End Date

26.05.2020

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

THIRRJE PUBLIKE PËR NJË EKSPERT-VËZHGUES NGA SHOQËRIA CIVILE PËR PJESËMARRJE NË PROCESIN E VLERËSIMIT TË THIRRJES PËR PROPOZIME PROGRAMI PËR ZHVILLIM RAJONAL TË BALANSUAR (PZHRB 2020)  

Hyrje

Ministria e zhvillimit Rajonal (MZHR), ka hapur thirrjen publike për Project propozimet e bizneseve që e cila ka për qëllim avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) u bënë thirrje të ekspertëve nga shoqëria civile në Kosovë që të aplikojnë për pjesëmarrje në procesin e vlerësimit si vëzhgues.

Thirrje për OSHC-të

Në kuadër të thirrjes për projekt-propozime, bazuar mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Thirrjes për propozime, me qëllim të rritjes së transparencës, sigurimit të paanësisë në procesin e vlerësimit si dhe vlerësimit më profesional të projekteve të aplikantëve/bizneseve, MZHR hap këtë thirrje publike për zgjedhjen e një (1) eksperti në cilësinë e vëzhguesit si ekspert i jashtëm, përfaqësues nga OSHC-të për pjesëmarrje në procesin e vlerësimit

Detyrat e ekspertit/vëzhguesit

Detyrat e ekspertit/vëzhguesit janë që të vëzhgojë punën e komisionit vlerësues, duke dhënë mendime profesionale bazuar në udhëzuesit përkatës lidhur me thirrjen për propozime PZHRB 2020, si dhe përgatitjen e tij profesionale dhe përvojën në fushën përkatëse.

Pjesëmarrja në këtë proces nga eksperti/vëzhguesi bëhet në baza vullnetare. Nuk ka kompensim financiar për ekspertin dhe as për anëtarët e Komisionit Vlerësues.

Kualifikimet

Të interesuarit, për tu përzgjedhur si pjesëmarrës (ekspert/vëzhgues) në procesin e vlerësimit të projekt – propozimeve të aplikantëve të Skemës së granteve për biznese, duhet të përmbushin këto kualifikime:

  • Të kenë përfunduar suksesshëm studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore, juridik, apo ekonomisë dhe biznesit;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune, përfshirë përvojë relevante në fushën e ekonomisë aspo biznesit;
  • Të ketë përvojë në vlerësimin e programeve/projekteve, skemave të granteve ndërkombëtare apo publike;
  • Të ketë përvojë apo përvojë në një apo më shumë fusha prioritare që mbulon thirrja përfshirë zhvillimin e ekonomisë apo biznesit;
  • Të kenë fleksibilitet kohor për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit Vlerësues të MZHR-së gjatë periudhës 27 Maj deri 25 Qershor 2020.

Rregulla të përgjithshme për përmbushjen e kualifikimeve:  Eksperti vëzhgues i komisionit nga shoqëria civile nuk mund të jetë i emëruar politik.Eksperti vëzhgues nënshkruan deklaratën mbi paanshmërinë dhe konfidencialitin. Eksperti vëzhgues duhet paraprakisht të sigurohet që pjesëmarrja e tij në këto komision është në përputhje me legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit, duke nënshkruar një deklaratë me të cilën deklarojn se nuk ekziston konflikt interesi. Në rast të ekzistimit të konfliktit të interesit, eksperti vëzhgues duhet të njoftojë MZHR-në.

Dorëzimi i aplikimeve

MZHR, inkurajon të gjithë përfaqësuesit e OSHC-ve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë të aplikojnë në këtë thirrje.

Ju lutem të dorëzoni CV-të jo më vonë se 26 Maj 2020 në e-mailin kreshnik.uka@rks-gov.net

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook