Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Mjek, Psikiatër

Mjek, Psikiatër

Information

Publish Date

21.05.2020

End Date

03.06.2020

Categories

Mjekësi

Job Places

Istog | Podujevë

Job Description

Bazuarnë nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

 SHPALLJA E KONKURSIT

 

Institucioni:  Ministria e Shëndetësisë

Titulli i vendit të punës:   Mjek (1) në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë, me kohë të pa caktuar, orientimi mjekësi familjare ose psikiatri;

Kategoria funksionale/Paga:   H – 628 - (628.00 euro)

Raporton te:  Udhëheqësi i Njësisë Shëndetësore në Burg

Orari i punës:  Orar të plotë (40 orë në javë)

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pa caktuar

Nr. i Referencës: MSh-11/05/2020 _______________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e institucionit.
  3. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. Mbikëqyret dhe i raporton Udhëheqësit te Departamentit Shëndetësor te Burgjeve.
  5. Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e të gjithë pacientëve të tij pa dallim.
  6. Të jetë përgjegjës për kushtet e jetesës për pacientët e tij në aspektin shëndetësor si:
  • uji – kualiteti dhe kuantiteti
  • ushqimi – kualiteti dhe kaloritë
  • higjiena personale dhe kolektive
  • shëndeti mental
  • ambienti dhe kushtet e jetesës
  • respektimi i të drejtave të njeriut
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial.
  • stafin e mjaftueshëm dhe profesional
  • barërat adekuate dhe me afat
  • shpërndarja e barërave me kohë dhe e rregullt
  • mundësimin e vizitave të pacientëve sipas prioriteteve të përcaktuara
  • intervenimet me kohë në rastet urgjente
  • dërgimet jashtë institucionit për trajtim adekuat kur nuk ka kushte dhe mundësi brenda institucionit
  • orarin dhe respektimin e orarit nga punëtorët e tij
  1. Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore si:
  1. Të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për furnizimin adekuat dhe me kohë më barëra dhe pajisje tjera mjekësore
  2. Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë i stafit të tij
  3. Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave të reja që i paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për shpërndarjen adekuate dhe të mjaftueshme të stafit
  4. Të jetë veçmas në raport të mirë me drejtorinë e institucionit.
  5. Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe higjienike sanitare të gjitha pjesët përbërëse të institucionit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi të Përgjithshme.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca e punës
  • E preferueshme përvoja profesionale dhe specializimet.
  • Te ketë aftësi menaxhuese dhe komunikuese.

 

Institucioni:   Ministria e Shëndetësisë

Titulli i punës:  Psikiatër (1) pozitë në Burgun e Smrekovnicës dhe Gerdovcit

Orari i punës:  40 orë në javë (orar të plotë)

Kategoria funksionale/Grada:  H – 659/1

Nëpunësi mbikëqyrës: Mjekut përgjegjës te burgut

Kohëzgjatja:  Me kohë të pacaktuar

Vendi:   Burgu i Smrekovnicës dhe Gerdovcit_________________________________

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e psikiatrit në NJSHB:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin punues dhe drejtues të institucionit.
  3. Të respektojë specifikat e institucionit si: rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. I jep këshilla profesionale Udhëheqësit të NjShB - së       dhe raporton tek ai.
  5. Çdo raportim dhe çdo veprim që del jashtë suazave të kompetencave të tij, duhet të shkojë përmes Udhëheqësit të NjShB - së.
  6. Të jetë përgjegjës për punën e vetë në institucion si dhe për grupin specifik të pacientëve që janë nën përgjegjësinë e tij pa diskriminim.
  7. Të respektojë, aq sa është e mundur listën e barërave që posedon institucioni.
  8. Të bëjë përpjekje aktive dhe të vazhdueshme për avancimin profesional dhe organizativ të punës në institucion dhe menaxhimin e rasteve me probleme të natyrës psikike.
  9. Çdo herë dhe pa ndërprerje gjatë punës të bëjë trajnimin e vazhdueshëm të stafit të mesëm (infermiereve dhe stafit tjetër), stafit korrektues për të reduktuar rastet që kanë predispozita për vetëvrasje apo vetëlëndime.
  10. Vendimet dhe aktivitetet e tij mos të jenë në kundërshtim me rregullat e institucionit në përgjithësi.
  11. Të gjitha raportet dhe evidencat ti bëjë me shkrim dhe me kohë.
  12. Të bëjë raporte psikiatrike për pacientët që kanë nevojë.
  13. Të jetë në thirrje për çdo konsulltim eventual në raport me pacientët psikiatrik.
  14. Të jetë në gatishmëri në thirrje dhe për të shkuar në çdo kohë sipas kërkesave të institucionit;
  15. Të respektoj orarin dhe kërkesat për punë në institucion.
  16. Të organizoj trajtim, rehabilitim dhe terapi okupuese në burgje ku punon.
  17. Të jetë përgjegjës për shëndetin mendor të institucionit ku punon.
  18. Të bashkëpunoj me psikologun e NjShB - së për rastet specifike te punët e përbashkëta.
  19. Çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet në bisedë me Udhëheqësin e NjShB - së.
  20. Të jetë i gatshëm për detyra tjera shtesë në rrethana specifike sipas nevojës dhe kërkesës.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit :

  1. Të jetë specialist i psikiatrisë.
  2. E preferueshme përvoja në psikiatri dhe institucione korrektuese
  3. Te ketë aftësi menaxheriale dhe komunikuese.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 20.05.2020 deri 03.06.2020

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Share

Advertising
Advertising
Facebook