Rreth nesh
Kompania Portal Pune Sh.p.k funksionon në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, jemi kompani e regjistruar në Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, njëherit edhe tatimpagues të rregullt në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kush jemi ne
PortalPune.com daton që nga 01.05.2008, është krijuar duke parë kërkesat e shumta për informim të shpejt të punëkërkuesve për të gjitha vendet e lira të punës, si dhe këshillimin e punëkërkuesve për zvhillim të karrierës, njoftimin e punëdhënësve me punëkërkues të kualifikuar, gjithmonë duke shërbyer si urë lidhëse në mes të punëkërkuesëve dhe punëdhënësve.
Duke pare qe kapitali njerëzor eshte një nga temat më të diskutuara, ku kompanitë dëshirojnë që procesi i rekrutimit të jetë më efikas, në mënyrë që ta marrin kandidatet e duhur, ku për shkak të punësimit të kandidatëve të gabuar, shkaktohen humbje ne energji, financa dhe kohë, ne ofrojme edhe sherbimin e rekrutimit me staf të specializuar në Kosovë dhe rajon edhe për lëmin e Resurseve Humane permes brendit tonë HR Partners, ku posedojmë bazën e të dhenave me profile / kandidat të besueshëm dhe të verifikuar.
Ne jemi të vendosur të punojmë me ekipin tuaj të burimeve njerëzore për të siguruar, që jo vetëm është zgjedhur kandidati i duhur për pozicionin e duhur, por bashkepunimin e vlerësojmë si partneritet afatgjatë, me qëllim që punëtori dhe punëdhënësi të punojnë krah për krah për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Përgjatë këtyre viteve të veprimtarise tonë, kemi arritur që të jemi burim i besueshëm i informacionit si për Punëdhenësit ashtu edhe për Punëkërkuesit.
Vizioni ynë
Vizioni i Portal Pune sh.p.k është që të jetë lider në vend dhe rajon për informim për vende të lira pune dhe ndërmjetësim në punësim.
Misioni ynë
Misioni i Portal Pune sh.p.k është punëkërkuesit të i informoj në kohë reale për vende të lira pune, dhe të loboj tek punëdhënësit që anëtarëve të vet të ju gjejë punë.
Vlera jonë
Vlerat tona kryesore të kompanisë janë: besimi, respekti, integriteti, angazhimi, profesionalizmi dhe shërbimi.