Këshilli Amerikan në Kosovë
Këshilli Amerikan, me lokacion në qendër të Prishtinës, është hapur në vitin 2005. Përgjatë viteve të punës së tij, Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.
Këshilli Amerikan punon...
Këshilli Amerikan në Kosovë
Këshilli Amerikan, me lokacion në qendër të Prishtinës, është hapur në vitin 2005. Përgjatë viteve të punës së tij, Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.
Këshilli Amerikan punon së afërmi me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe bashkëpunon ngusht me partnerët vital, përfshirë Ministrine e Arsimit dhe Shkencës, USAID-in dhe organizatat vendore, si dhe institucionet publike dhe sektorin privat.
Rreth Këshillit Amerikan
Institucionet më të suksesshme të botës dhe kombet e vendosura punojnë me Këshillin Amerikan për Edukim Ndërkombëtar përmes shkëmbimit kulturor, trajnimit gjuhësor dhe zhvillimit profesional.
Që nga viti 1974, profili ynë arsimor është zgjeruar duke përfshirë 90 vende të rëndësishme për sigurinë kombëtare, prosperitetin dhe paqen. Programet tona mbështeten nga kërkime të hollësishme për të siguruar cilësinë dhe integritetin e tyre. Pjesëmarrësit tanë përfaqësojnë një spektër të gjërë nxënësish, nga niveli i shkollimit të mesëm deri tek niveli postdoktoral dhe profesional.
Deri më sot, ne kemi ndërtuar një komunitet me më shumë se 94,000 alumni, përfshirë udhëheqës kombëtarë, ministra, deputetë, ambasadorë dhe CEO.
Misioni
Këshilli Amerikan forcon lidhjet ndërkombëtare dhe mirëkuptimin e ndërsjellë përmes përsosmërisë në shkëmbimin akademik, profesional dhe kulturor, përvetësimin e gjuhë, zhvillimin arsimor dhe kërkimin shkencor.
Vizioni
Fuqizimi i individëve dhe institucioneve për të adresuar sfidat në një botë të larmishme dhe të ndërlidhur.
Lexoni më shumë rreth politikës sonë të privatësisë këtu.