I krijuar për të ofruar një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë, brendi Jaffa Plus sot vlerësohet brend i shijes botërore, që ofron një gamë të gjerë të pijeve të buta freskuese me përqendrim 100% nga frutat bio dhe të freskëta si: shije multivitamine, portokall, limon, pjeshkë, dredhëzes, karrotë, Ice Tea etj. Me mbi dy dekada rrugëtim të suksesshëm, b...
I krijuar për të ofruar një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë, brendi Jaffa Plus sot vlerësohet brend i shijes botërore, që ofron një gamë të gjerë të pijeve të buta freskuese me përqendrim 100% nga frutat bio dhe të freskëta si: shije multivitamine, portokall, limon, pjeshkë, dredhëzes, karrotë, Ice Tea etj. Me mbi dy dekada rrugëtim të suksesshëm, brendi i shijes botërore Jaffa Plus ka arritur të depërtoj në shumë shtete të botës dhe të jetë produkt i përzgjedhur nga shumë grup mosha.
Përmbushja e objektives kryesore që nga themelimi, e që ishte ofrimi i cilës së lartë në produkte, bëri që produkti të depërtoj lehtë dhe fuqishëm në gjithë kufijtë kombëtar e ndërkombëtarë.
Jaffa Plus falë cilësisë së lëngjeve, ka arritur të depërtoj në tregjet botërore, ku aktualisht bën eksport në këto vende: Zvicër, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Itali dhe Amerikë. Investimi serioz nga themelimit në linjat e prodhimit, laboratorët dhe burimet njerëzore, bëri që kompania të shpërblehet edhe me dy licenca ndërkombëtare për aplikimin e praktikave më të mira në prodhim; ISO 22000:2005 dhe HACCP.