Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN) është organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve/rejave që të veprojnë si agjentë/e të ndryshimit shoqëror. PEN punon në tërë Kosovën, respektivisht në 36 komuna në Kosovë dhe ka më shumë se 4000 vullnetarë/e apo edukatorë/e bashkmoshatarë, që përfaqësohen nga koordinatorët/et komunal në Kuvendin e PEN....
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN) është organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve/rejave që të veprojnë si agjentë/e të ndryshimit shoqëror. PEN punon në tërë Kosovën, respektivisht në 36 komuna në Kosovë dhe ka më shumë se 4000 vullnetarë/e apo edukatorë/e bashkmoshatarë, që përfaqësohen nga koordinatorët/et komunal në Kuvendin e PEN. PEN drejtohet nga Kuvendi i Anëtarëve, Drejtori Ekzekutiv dhe punëtorët/et, si dhe Bordi Drejtues.
Synimi i PEN është të fuqizoj të rinjtë dhe të rejat pa dallim gjinie, etniciteti, feje, seksualiteti apo kategori tjera shoqërore, përmes programeve të lidershipit duke promovuar qytetarinë aktive dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Programet e PEN fokusohen në punësimin dhe aftësimin e të rinjëve dhe të rejave, vullnetarizmin, barazinë gjinore, inovacionin shoqëror, mbrojtjen e ambientit dhe jetesën e shëndetshme dhe pa dhunë.