SHSKUK është formuar sipas Ligjit për Shëndetësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përderisa Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është miratuar në mbledhjen e 148 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim nr. 05/148, datë 11.09.2013. Formimi i SHSKUK është e saktësuar në nenin 60 të Ligjit për Shëndetësi. Në paragrafin e parë të këtij neni, theksohet se Shë...
SHSKUK është formuar sipas Ligjit për Shëndetësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përderisa Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është miratuar në mbledhjen e 148 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me vendim nr. 05/148, datë 11.09.2013. Formimi i SHSKUK është e saktësuar në nenin 60 të Ligjit për Shëndetësi. Në paragrafin e parë të këtij neni, theksohet se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës themelohet si institucion autonom dhe i pavarur publik shëndetësor, me rëndësi të veçantë publike, me seli në Prishtinë. SHSKUK përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë.