business

Inxhinier i Ndërtimtarisë / Arkitekturës (2), Teknik i Ndërtimit (1)

  • star Publikuar: 11-11-2024
  • star Skadon: 11-12-2024
Kompani Mercom Company
Kategoritë Ndërtimtari, Inxhinieri, Arkitekt
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 934

MERCOM COMPANY

2X Inxhinier i Ndërtimtarisë / Arkitekturës

1X Teknik i Ndërtimit

Inxhinier i Ndërtimtarisë / Arkitekturës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrja në vazhdimësi e ecurisë të projektit dhe aktiviteteve ndërtimore në punishte;
  • Të kontrollojë detaje dhe elemente të fushës së tij rreth realizimit të projekteve;
  • Të përgatisë metodologjinë e punës në bazë të nevojës në terren;
  • Të përcjellë dhe të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë në punë;
  • Kontribon në mbikqyrjen teknike të objekteve në ndërtim e sipër;
  • Të përgatisë dhe të mbajë librin ndërtimor;
  • Të përgatiës raporte javore dhe mujore.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar fakultetin e ndërtimtarisë/arkitekturës;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në fushën e ndërtimeve;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në:
    • Fushën e projektimit,
    • Zhvillimit të projektve dhe
    • Mbikqyrjes teknike
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office dhe softverëve profesional;
  • Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup;
  • Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Teknik i Ndërtimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • E bën mbikqyrjen teknike të punëve ndërtimore në punishte dhe i verifikon punët e kryera;
  • Mbajtja e evidences për furnizimin me material dhe punimet e kryera;
  • Bën matje të ndryshme në terren.

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë pune në mbikqyrje të punimeve minimum 3 vite;
  • Të jetë fleksibil dhe i aftë për punë nën presion;
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup;
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Mënyra Aplikimit:

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]

Në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni.