Ftesë për Tender
Referencë: ITT/AQH-IHS/2026/003
27.03.2026
Swiss Tropical and Public Health Institute-OJQ në Kosovë (Swiss TPH), është duke zbatuar projektin: "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe “Integrimi i Shërbimeve Shëndetësore” (IHS)për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes kërkimeve të avancuara, shërbimeve dhe trajnimeve në Kosovë
Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe Integrimi i Shërbimve Shendetesore (IHS) me anë të këtije njoftimi fton kompanitë hotelerike dhe restoranet të interesuara në Kosovë, që të dorëzojnë ofertat e tyre për shërbime hoteliere, në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentin e tenderit.
LOT 1: “Shërbime hoteliere ( vetem hotele) për sesione trajnimi dhe konferenca, për nevojat e Projekteve AQH dhe IHS ” per regjionet : Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Shtërpcë dhe Lipjan
LOT 2: “Shërbime hoteliere (vetem restorane) për sesione trajnimi dhe konferenca, për nevojat e Projekteve AQH dhe IHS ” per regjionet: Gjilan, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, dhe Lipjan
Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit LOT 1 vetëm hotelet dhe Lot 2 vetëm restoranet, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në 16:00, duke kontaktuar Zyrën e SWISS TPH – OJQ në Kosovë përmes adresës së e-mailit: [email protected] .
Gjatë kërkimit të dosjes, paraprakisht në e-mail duhet të dërgohen këto të dhëna:
- Emri i kompanisë
- Numri unik identifikues
- Specifikimi i LOT-it për të cilin kompania ka interes
Dokumentacioni do të u dërgohet aplikuesit në mënyrë elektronike (me e-mail).
Të gjitha detajet e nevojshme për aplikim gjenden në dosjen e tenderit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 13.04.2026, deri në ora 11:00 (AM).
Ofertat duhet të dorëzohen në zyrët e projektit të AQH-së në adresën si më poshtë: Rr. Tirana, Prime Residence, C 4/3,
Hyrja D, Kati 6, Banesa nr. 16, 17 & 18,
10000 Prishtinë, Kosovë.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni SWISS TPH – OJQ në Kosovë përmes adresës së e-mailit: [email protected]