Studio projektuese FERIZI + FERIZI Architects në PRISHTINË është në kërkim të stafit profesional për arsye të rritjes së volumit të projekteve në nivel kombëtar dhe në atë ndërkombëtar.
Jemi në kërkim të 2 Arkitektëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit tonë profesional dhe kreativ.
Pozita: ARKITEKT/E
Vendii Punës: PRISHTINË
DETYRAT E PUNËS:
- Roli i tij ose saj është që ta perkrahë ekipin projektues përgjatë të gjitha fazave të projektit
- Të ketë aftësi në përpunimin e projekteve nga ideore deri në ato zbatuese
- Të arrijë objektivat e projektit që lidhen me kualitet dhe afate kohore.
KUALIFIKIMI PROFESIONAL:
Diplomë në Arkitekturë
- Të ketë përvojë pune të natyrës së lartpërmendur (të dëshmuar me Referencë nga punëdhënësi paraprak). Përvoja e punës është e domosdoshme për pozitat në fjalë.
- Të ketë përgjegjshmëri të plotë profesionale dhe fleksibilitet në orar.
- Te ketë njohuri të avansuar të pakove bazike të Arkitekturës: AutoCad, ArchiCad, Adobe Suits, dhe të ndonjë softwari për 3D prezantim (p.sh. Lumion, 3ds Max, etj).
- Aftësi të mira në 3D modelim dhe renderim janë të dëshirueshme
- Preferohet njohja e gjuhës gjermane (jo e domosdoshme).
Ju lusim të dërgoni CV-in dhe Portofolion me vetëm 3 projekte të juaja.
Adresa elektronike për dorëzim të dokumentacionit është: [email protected]
Tek “Subject” duhet të shënoni pozitën: Arkitekt/e
Afati i dorëzimit: 11.11.2024
(Ju lusim që të dhënat e bashkangjitura të mos jenë më të mëdha se 10MB. Dokumentet që nuk plotësojnë kriteret e lartpërmendura nuk do të shqyrtohen fare).