business

Menaxher (1), Operatorë/e të qendrës së thirrjeve/bazistë/e (4)

  • star Publikuar: 14-03-2025
  • star Skadon: 14-04-2025
Kompani EL TAXI
Kategoritë Telekomunikim, Menaxher/e
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 106

EL – TAXI - KONKURS PUNE

Ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë ELEKTRIK!

El Taxi, një kompani e përgjegjshme ndaj ambientit, e përgjegjshme dhe profesionale në ofrimin e shërbimit të bartjes së pasagjerëve që ofron kushte të mira dhe ambient të këndshëm për punë kerkon:

Menaxher (1 pozitë)

Ju duhet të keni:

  • Eksperiencë minimum 3 vjeçare në pozitën e menaxherit (apo pozicione drejtuese të ngjashme) në taxi kompani;
  • Aftësi shumë të mira në organizim, planifikim dhe menaxhim të kohës;
  • Aftësi në menaxhimin e stafit dhe në delegimin e përgjegjësive;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Disponueshmëri të punoni me orar fleksibil;
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze;
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office;
  • Patente Shofer (kategoria B) – e obligueshme.

Ne ju ofrojmë:

  • Kontratë afatgjate;
  • Orar fleksibil;
  • Pagë konkurruese;
  • Bonus (në performancë).

Operatorë/e të qendrës së thirrjeve/bazistë/e (4 vende)

Ju duhet të keni:

  • Përvojë paraprake si bazistë/e (është përparësi)
  • Sjellje profesionale dhe të jeni komunikativ;
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Njohuri për operim me sistemet e menaxhimit të qendrës së thirrjeve;
  • Aftësi të mira për orientimin e shoferëve në lagjet e Prishtinës;
  • Aftësi për të menaxhuar fluksin e thirrjeve dhe punën nën presion;
  • Disponueshmëri të punoni me orar fleksibil;
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze.

Ne ju ofrojmë:

  • Kontratë afatgjate;
  • Orar fleksibil;
  • Pagë konkurruese.

Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë përmes e-mail: [email protected]