
Kompani
English Language Centre (ELC)
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
95
Posita: Trejner/e për programin IT Clever
Programi: IT Clever (7–14 vjeç)
Lokacioni: Prishtinë (Mati 1, Emshir, Eqrem Qabej)
Orari: Fleksibël (sipas grupeve)
Kualifikimet e domosdoshme
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike, Informatikë ose fushë të ngjashme
- Përfundim i kurseve të programimit (p.sh. Python, JavaScript, C++) ose fakultet/akademi programimi
- Eksperiencë në mësimdhënie/programim për fëmijë (formal ose informal)
- Njohuri të thelluara në platforma vizuale si Scratch, Code.org, Blockly etj.
- Aftësi të forta komunikuese dhe pedagogjike për të punuar me grupmosha 7–14 vjeç
- Kreativitet në ndërtimin e projekt-ideo dhe mësimore interaktive
- Pasion për teknologji, inovacion dhe metoda bashkëkohore mësimore
Përparësi
- Certifikata në mësimdhënie/edukim teknologjik (p.sh. ISTE, Google for Education)
- Eksperiencë me robotikë edukative (p.sh. Lego Mindstorms, micro:bit)
- Njohuri bazë në web-development (HTML/CSS) ose programim objekt-orientuar
Detyrat kryesore
- Planifikimi dhe realizimi i orëve të IT Clever sipas kurrikulës tonë
- Hartimi i materialeve dhe projekteve praktike (lojëra, animacione, mini-apps)
- Monitorimi i progresit të nxënësve dhe raportim i përhershëm tek prindërit
Pjesëmarrje në trajnime dhe zhvillime të brendshme për metodologji të reja
Pagesa dhe përfitimet
- Pagë konkurruese bazë + shtesë për trajnime ose projekte shtesë
- Mundësi për avancim dhe certifikim profesional brenda Super Clever
- Ambient pune bashkëpunues dhe kreativ
Dokumentet e nevojshme
- CV
- Letër motivimi
Si të aplikoni:
Dërgoni dokumentet tuaja në e-mail: [email protected] me subjekt “Aplikim – IT Clever”. Afati i aplikimeve: 10 Maj 2025.
Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe ndihmo fëmijët të nxjerrin më të mirën nga teknologjia!