business

ECOLAB BRAND MENAXHER

  • star Publikuar: 26-05-2025
  • star Skadon: 08-06-2025
Kompani Medical Group
Kategoritë Menaxher/e
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Medical Group, një nga liderët në tregun farmaceutik dhe mjekësor në Kosovë, me një rrjet partnerësh ndërkombëtarë të fuqishëm, ka hapur konkurs për pozitën :

ECOLAB BRAND MENAXHER

Ecolab është kompani Amerikane liderë në produktet dhe shërbimet mbi sterilizimin dhe dezinfektimin në fushën e mjekësisë, nutricionit, gastronomisë dhe fushave tjera industriale.

Kompania Medical Group është përfaqësuese ekskluzive për kompaninë Ecolab dhe ka hapur vend të lirë pune për Brand Menaxher për produktet Ecolab në fushën e shëndetësisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i brendit Ecolab në tregun e Kosovës.
  • Krijimi i strukturës së promovimit dhe pozicionimit të brendit.
  • Hartimi i strategjisë së shitjes dhe marketingut.
  • Vizita te klientët, identifikimi i nevojave dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara.
  • Edukimi i klientëve dhe institucioneve për produktet dhe përdorimin e tyre.
  • Monitorimi ditor i shitjeve dhe raportimi javor.

Kualifikimet:

  • Diplomë bachelor në Shkenca Mjekësore, Kimi ose Biologji.
  • Master apo MBA – do jetë një avantazh.
  • Njohuri mbi dezinfektimin dhe sterilizimin në institucione shëndetësore.
  • Eksperiencë në marketing dhe promovim të produkteve mjekësore.
  • Aftësi të forta komunikuese dhe punë në ekip.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (me shkrim dhe të folur).
  • Patentë shoferi kategoria B.
  • Përdorim i mirë i programeve kompjuterike.

Çfarë ofrojmë:

  • Pako konkurruese financiare, mundësi të zhvillimit profesional dhe avancimit në karrierë, ambient pune të mirë, punë ekipore dhe trajnime mbi procedurat e dezinfektimit dhe sterilizimit tek partneri ynë Ecolab.

Nëse keni interesim per pozitën e shpallur:

Na dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në: [email protected]
(Subjekti i emailit: Aplikim për pozitën ECOLAB BRAND MENAXHER)

Konkursi mbetet i hapur deri më: 08.06.2025. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjidhen në bazë të vlerësimit të CV-së, referencave, letrës motivuese, edukimit dhe eksperiencës.