business

Zyrtar-e për Burime Njerëzore

  • star Publikuar: 20-06-2024
  • star Skadon: 26-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 928

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KO N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë :

  • Mbeshtet procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per punetoret e ri, etj.) dhe sipas nevojes bene selektimin e kandidateve dhe merr pjese ne panele intervistuese,
  • Mbeshtet procesin qe nderlidhet me sistemin e menaxhimit te performances duke monitoruar procesin e percaktimit te objektivave dhe vleresimit te performances per stafin dhe sipas nevojes kontribon ne pergatitjen, analizimin dhe verifikimin e te dhenave.
  • Mbeshtet proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te stafit (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, trajtimi i kerkesave per trajnime, etj.).
  • Harton kontratat e punes per stafin duke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjore dhe perditeson me kohe afatet e kontratave.
  • Perditeson dhe analizon te dhenat per stafin sipas kategorive te ndryshme dhe kerkesave te paleve, perfshire ndryshimet mujore per listen e pagave.
  • Sipas nevojes pergatite te dhena, raporte dhe draft vendime qe nderlidhen me proceset ne Burime Njerezore
  • Kujdeset qe te mbaje raporte te mira me stafin dhe te adresoj kerkesat e tyre,
  • Kujdeset qe te respektoj dhe zbatoj te gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerezore
  • Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në Menaxhim te Burimeve Njerezore, Administrim Biznesi, shkenca shoqerore apo kualifikim ekuivalent profesional.
  • Përvojë paraprake te deshmuar në fushen e Burimeve Njerezore (se paku tri vite),
  • Certifikime ne fushen e Burimeve Njerezore (e preferueshme)
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme, njohurite softwareve te BNj e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbaledhe në të shkruara),
  • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
  • Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze,
  • Patent shofer, kategoria B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.06.2024 deri me dt.26.06.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=914

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohetnë intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.