
Titulli i Pozicionit: Inxhinier Turni
Departamenti: Operacione / Teknologji & Mirëmbajtje
Vendndodhja: Skenderaj, Kosovë Raporton te: Drejtori i Fabrikës Orari i punës: Full-time
Tekno-Konstruksion është në kërkim të një Inxhinieri Turni, i cili do të jetë përgjegjës për ndjekjen e procesit të prodhimit të gëlqeres, nga përgatitja e lëndës së parë deri te përfundimi i produktit final. Roli përfshin ndjkejene proceseve teknikepër të siguruar efikasitet, siguridhe cilësi të lartë në prodhim.
Detyrat Kryesore:
- Mbikëqyr dhe ndjek të gjithë ciklin e prodhimit të gëlqeres (përgatitja e gurit, pjekja në furrë, ftohja dhe klasifikimi) ne perputhje me direktivat e Drejtorit te Fabrikes;
- Siguron funksionimin e vazhdueshëm dhe efikas të furrës së kalcinimit dhe impiantit të hidratimit, duke ndjekur parametrat përkatës;
- Kontrollon cilësinë e lëndës së parë dhe ndjek parametrat teknikë për arritjen e standardit të gëlqeres;
- Bashkëpunon me laboratorin ose kryen vetë analizat bazë të produkteve përfundimtare;
- Propozon përmirësime në procesinteknologjik për rritjene rendimentit dhe reduktimin e konsumit të energjisë;
- Trajnon operatorët e linjësmbi zbatimin e saktë të fazave teknologjike dhe përdorimin e duhur të pajisjeve të prodhimit;
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e ekipit operacional
- Njohuri teknike në përdorimin e kompjuterëve industrialë
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Industriale ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 2 vite përvojënë fabrika te specializuara per prodhime kimike(preferohet).
- Aftësi për të monitoruar dhe interpretuar parametrat e proceseve industriale (temperatura, lagështia, përbërja kimike).
- Aftësi dhe gatishmëri për të mësuardhe përvetësuar njohuritë reja.
- Aftësi analitike dhe aftësipër të përgatitur raporte tekniketë prodhimit.
- Njohuri bazë mbi pajisjetindustriale të prodhimitdhe sistemet e monitorimit të proceseve (avantazh);
- Aftësi për të punuarnë kushte fabrikedhe për të marrë përgjegjësi operative në terren.
- Integritet, aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve teknike.
Çfarëne ofrojmë:
- Pagesë konkurruese dhe bonus bazuar në performancë;
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të specializuara në automatizim industrial;
- Ambient pune modern dhe teknologji të përparuara;
Procesi i përzgjedhjes:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 15/09/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Inxhinier Turni” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!