Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Ligjore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1218
Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar për NJKT dhe PPP/FT (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës/e për monitorimin dhe implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
- Përgjegjëse për përgatitjen dhe kontrollimin e kërkesave ndaj palëve të treta;
- Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096, duke qenë përgjegjës për përgatitje dhe dërgim të raporteve në para të gatshme në shumat e përcaktuara me ligj në NjIF si dhe raportet tjera;
- Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, CIF);
- Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
- Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta të raportuara në NjIF;
- Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
- Viziton degët për të parë punët operacione a po kryhet sipas procedurave për PPP/FT;
- Këshillon punonjësit mbi përdorimin e CIF-it;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sistemimin/fajllimin e dokumenteve përkatëse në baza ditore;
- Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
- Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi që mund të ndodhin në lidhje me proceset e punës apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet;
- Fakulteti Juridik ose Ekonomik;
- Mbi 1 vit përvojë pune në institucione financiare;
- Njohuri në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Preferohet përvoja e punës në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Njohja e mirë e Gjuhës Angleze ;
- Njohja e punës me kompjuterë;
- Aftësi të komunikimit;
- Aftësi analitike.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25/10/2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.