
Pershkrim Pune
Pozicioni: Menaxher Dyqani
Përmbledhje e qëllimit të punës:
Menaxhon në mënyrë efektive dyqanin Hamleys me qëllim realizimin e shitjeve dhe perfitueshmërise. Ofron një shërbim të shkëlqyer te klientët duke trajnuar stafet e shitjeve vazhdimisht.
Bashkëpunon me departamentin e blerjeve dhe të marketingut që jo vetem të ketë të prezantuara në dyqan risitë e lodrave në kohë reale por t’i marketojë ato në formën e duhur dhe të kërkuar nga vetë brandet. Komunikon me stafin duke treguar aftësi udhëheqje dhe delegon detyra te ndryshme te asistent menaxheri apo supervizorët perkatës.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Pergjegjes per realizimin e shitjeve dhe perfitueshmerise duke perdorur mekanizmat e marketingut , përdorimin e objektivave të KPI dhe shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit.
- Të udhëheqë,motivojë dhe zhvilloje ekipin duke tejkaluar shitjet dhe të përmirësojë KPI/standardet e shërbimit ndaj klientit përmes menaxhimit efektiv .
- Të menaxhojë dhe zhvillojë të gjithë stafin duke përfshirë asistent menaxherin & supervizorin .
- Të monitorojë dhe te vëje në dyshim metodat/stilet aktuale të shërbimit ndaj klientit dhe të sigurojë lidhjen e tij me përvojën në zhvillim të klientit Hamleys.
- Të sigurojë promovimin dhe mirëmbajtjen e niveleve të shkëlqyera të shërbimit ndaj klientit, ndërkohë që ekipi demonstron vazhdimisht njohuri të plotë të produktit.
- Te arrijë objektivat e shitjeve përmes menaxhimit efektiv te KPI.
- Të analizoje rregullisht performancën e shitjeve, duke maksimizuar pikat e forta dhe duke rishikuar performancën e dobët për të krijuar një plan veprimi për përmirësim.
- Të jetë i përfshirë në rekrutimin dhe përzgjedhjen e njerëzve më të mirë për dyqanin duke ndihmuar në planifikimin e vazhdimësisë .
- Të identifikojë kërkesat e produktit dhe të përmirësojë vazhdimisht nivelet/përzierjen e stokut përmes komunikimit me njerëzit e duhur dhe kontrollit të stokut në dyqan.
- Te ndihmojë në sigurimin e shpërndarjes të gamës së produkteve në dyqan dhe menaxhimit të hapësirës.
- Të sigurojë komunikimin në kohë për të gjithë informacionin e produktit, promovimit dhe tregtimit tek njerëzit e duhur.
- Të ofroje një mjedis të sigurt, duke siguruar që udhëzimet e shëndetit dhe sigurisë janë zbatuar dhe mirëmbahen sipas standardeve më të larta në çdo kohë.
- Të sigurohet që procedurat e sigurisë ndiqen gjatë gjithë kohës duke luftuar të gjitha vjedhjet.
- Të siguroje që masat dhe udhëzimet e produktit/tregtimit po ndiqen plotësisht nga ekipi, me efekt maksimal.
- Të mbështesë dhe përmirësojë standardet e VM në të gjithë dyqanin, përmes trajnimit dhe zhvillimit të aftësive të VM-së të ekipit.
- Kryen Inventarizime pjesore cdo jave me qellim monitorimin e stokut.
- Pergjegjesi materiale mbi inventarin e dyqanit.
- Ruan dosjet me te gjitha dokumentacionet perkatese te cilat I sherbejne per mbarevajtjen e proceseve ne dyqan.
- Detyra te tjera te cilat mund te caktohen ne periudha te ndryshme.
Të interesuarit të dergojne CV-në në emai: [email protected] (në subject duhet të ceket pozita për të cilën aplikoni)