Thirrje për shprehjetë interesit për partneritet
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nga shtatori i vitit 2019 ka filluar zbatimin e projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i te rinjve përmes mundësivete reja (YEEP )”, projekti financuar Nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe ZhvillimEkonomik (BMZ).
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë së bashku me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Serbi si dhe Herman Gmeiner Fund Development (HGFD) është në procesin e aplikimit për fazën e dytë të projektit regjional “ Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja (YEEP2)” dhe është në kërkim të partneritetit me OJQ-të tjera vendore të cilat në fushëveprimin e tyre e kanë edhe punën me të rijnë të margjinalizuar.
Me qëllim të finalizimit të procesit të aplikimit tek BMZ, SOS Fshatrat e Fëmijëve ka hapur thirrjen për shprehjetë interesimit për partneritet për OJQ -të vendore cilat veprojnë në: Prizren, Gjilan,Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj, të cilat veç tjerash në fokus të punës së tyre kanë të rinjtë e margjinalizuar dhe punësimin e tyre.
Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të cilat veprojnë të Prizren, Gjlan, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj mund ta shprehin interesimin e tyre për partneritet duke dërguar në email adresën [email protected] dokumentet në vijim:
- Rezyme të organizatës dhe qytetin në të cilin veprojnë OJQ (formatin e rezymesë se organizatës mund ta shkarkoninë këtë link: https://www.soskosova.org/wp- content/uploads/2022/09/Formati-Rezymese.docx )
- Certifikatën e regjistrimit në Kosovë;
- Statutin e organizatës
Thirrja për partneritet është e hapur deri me datën 04 tetor 2022
Çfarëdo pyetje që mund të keni rreth shprehjes së interesimit për partneritet mund të na shkruani në emailin [email protected].
Përshkrimin e detajuar të kësaj thirrje mund a shkarkoni nga vegëza në vijim: https://www.soskosova.org/shpallje/