
N.SH. PRESTIGE
SHPALL KONKURS
- Përkthyes/e-SHQIP- ANGLISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (2)-PRISHTINË (punë me orar të plotë)
- Përkthyes/e-SHQIP-SERBISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (2)- PRISHTINË (punë me orar të plotë)
Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Kualifikimi Përvoja dhe Shkathtësitë e kërkuara për përkthyes:
- Personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse.
- Përparësi kanë ata që janë të licencuar si Përkthyes Gjyqësor
- Të ketë përvojë në përkthime simultane dhe konzektuive
- Të ketë eksperiencë pune në përkthim;
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
- Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë
- Aftësi në përmbushjen e detyrave dhe punëve me ngarkesë, dhe përcaktimin prioriteteve
- Referencë/rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual
- Përparësi kanë personat që kanë përvojë në përkthim simultan dhe konsekutiv
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuhët e kërkuara;
2. Përkthim simulant në takime të niveleve të ndryshme;
3. Përkthim konsekutiv në seminare , komisione dhe takime të ndryshme etj;;
4. Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të kompanisë;
5. Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme , besimeve fetare të ndryshme , kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
6. Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
7. Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim ( teknikat e përkthimit);
Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën [email protected] ;
Konkursi mbetet i hapur gjerë 9 Maj 2025, për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Ne subjekt të ceket pozita për të cilën aplikoni.