business

Zyrtar Ligjor

  • star Publikuar: 27-12-2024
  • star Skadon: 25-01-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 23

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria për Komunitete dhe Kthim shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për pjesëtarët e komuniteteve të nënpërfaqësuara

Emri i grupit: Grupi ligjor

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar Ligjor

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.2

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 26/12/2024

Afati për aplikim :27/12/2024 - 25/01/2025

Institucioni : Ministria për Komunitete dhe Kthim

Departamenti:Departamenti Ligjor

Divizioni : Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Nr. i Referencës: RN00016216

Kodi: RPC0009755

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Harton legjislacionin primar dhe sekondarqë ndërlidhet me fushën e përgjegjësisë së ministrisë si dhe bënë formatizimin si dhe kujdeset që përmbajtja e legjislacionit të jetë e saktë dhe identike në gjuhët zyrtare;
  2. Identifikon dhe ofron propozime për përmirësimin e procedurave dhe teknikave të hartimit dhe harmonizimit të legjislacionit;
  3. Ofron këshilla, rekomandime dhe opinioneligjore të kërkuarapër legjislacionin nga fushë veprimtaria e ministrisë, brenda afateve të caktuara ligjore;
  4. Merr pjesë në grupet punuese për hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit primar dhe sekondar;
  5. Siguron pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të aktevetë tjera nënligjore me Kushtetutën, me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës si dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian;
  6. Përgatit Deklaratën e Përputhshmërisë dhe Tabelat e Përputhshmërisë me Acquis të BE-së per projektligjet dhe projekt aktet nënligjore të Ministrisë për ministrinë përgjegjëse për integrim evropian;
  7. Harton aktettjera juridike, kontrata, propozim vendime, marrëveshje nga fushë veprimtaria e ministrisë, metodologji dhe procedura për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit;
  8. Vlerëson, analizon dhe përgatitë raporte periodike për zbatimin e legjislacionit;
  9. Ofron komenteinstitucioneve përkatëse në fazën e konsultimeve paraprake nëse projekt-aktet përmbajnë dispozita për të drejtat e komuniteteve, të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, si dhe propozon ato ose rekomandon ndryshimin e tyre;
  10. Kryen edhe detyra tjera në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennga mbikëqyrësi në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik
  • Kërkesat specifike: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti,apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Dëshminë (vet deklaratën me shkrim) se kandidatët i përkasin komunitetit jo shumicë.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/02/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kuotat e rezervuara dhe masat afirmative: Pozita është e paraparë vetëm për komunitetet jo shumicë, me qëllim të plotësimit të Kuotës së rezervuar për komunitetet jo shumicë në shërbimin civilnë institucionet e administratës qendrore.Nëse, për këtë pozitë nuk ka kandidatë potencial nga radhët e komunitetit jo shumicë që i plotësojnë kushtet dhe kriteret përkatëse, atëherë plotësimi i kësaj pozite mund të bëhet nga kandidatet e komunitetit shumicë që i plotësojnë kushtet.
  • Personat me aftësi të kufizuardhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen