business

MENAXHER/E TË PROJEKTIT

  • star Publikuar: 25-01-2024
  • star Skadon: 07-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IADK
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 1572

KONKURS – MENAXHER/E TË PROJEKTIT për Fuqizimin e Grave dhe të Rinjëve

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie

IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale për angazhim në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, i financuar nga Frieda – Organizata Feministe e Paqes, ku objektivi i përgjithshëm i projektit do të fokusohet në çështjet e mëposhtme:

  • Ngritjen e kapaciteteve profesionale e grave/burrave dhe të rinjve
  • Fuqizimin e grave/burrave dhe të rinjve drejt gjenerimit të të ardhurave
  • Integrimin e grave/burrave dhe të rinjve në aktivitete socio-ekonomike përmes krijimit të lidhjeve me akter përkatës nga sektori publik dhe privat

Titulli i vendit të punës: Menaxher/e i/e Projektit

Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri

Kohëzgjatja: 31.12.2024 me mundësi vazhdimi

Orari i punës: I plote

Data tentative e fillimit të punës: ne fillim te shkurtit 2024

Përshkrimi i punës:

Menaxheri/ja i/e Projektit në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhon dhe koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit.
  • Mbikëqyrë dhe koordinon punën me stafin e projektit; zyrtar i projektit, ekspertë të angazhuar
  • Menaxhon dhe koordinon komunikimin me donatorët, partnerët dhe komunitetet ku zbatohet projekti.
  • Të sigurohet që dukshmëria e projektit të jetë në përputhje me rregullat e IADK-së si dhe të jetë përgjegjës për të komunikuar me mediat dhe palët e interesuara.
  • Merr pjesë aktive në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit.
  • Përgatitja dhe finalizimi i të gjitha raporteve të projektit për IADK dhe donatorët në baza të rregullta.
  • Përgatitja e materialeve të projektit për publikim, fletëpalosje/broshura.
  • Koordinon dhe merr pjesë në takime të rregullta, brenda me punonjëseve te IADK-së dhe jashtë me palët e interesuara dhe përfituesit përkatës.
  • Identifikon nevojat dhe mangësitë dhe të jen në gjendje të përshtatni ose të propozoni aktivitete të reja për të arritur qëllimin kryesor të projektit.
  • Identifikimi i ekspertëve të mundshëm që do të angazhohen në projekt.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  1. Diplomë universitare e përfunduar niveli bachelor (e preferuar shkenca sociale), ose fusha te e ngjashme
  2. Minimumi 3 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve dhe fuqizimin e grave (preferohet me projekte të financuara nga donatorët).
  3. Përvojë në komunikim me median dhe publikun.
  4. Përvojë në raportim cilësor, monitorim dhe vlerësim.
  5. Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe aktivitete brenda projektit.
  6. Gatishmëria për të vlerësuar dhe marrë nisma në lidhje me situata komplekse të projektit.
  7. Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e projektit.
  8. Aftësi të mira analitike
  9. Aftësi kërkimore, analizuese dhe hartuese për dokumente të ndryshme.
  10. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, aftësi të forta organizative dhe vetë-motivuese.
  11. Aftësi për të punuar në një mjedis multietnik.
  12. Aftësia për të përballuar presionin e kohës.
  13. Të aftë në Microsoft Office.
  14. Aftësi të mira komunikuese verbale dhe të shkruara në shqip dhe anglisht; njohja e gjuhen serbe është aset.
  15. Të ketë patentë shoferi (B) dhe përvojë përkatëse të drejtimit të automjetit në zonat rurale
  16. Analizoni zhvillimet në kontekst dhe grupet e synuara dhe të jeni në gjendje t'u shpjegoni ato palëve të ndryshme të interesit (gjithashtu të huajve)
  17. Te keni parasysh dhe te kuptoni konceptin e (pa) barazisë gjinore dhe pasojat për popullatën e synuar të projektit
  18. Të keni parasysh për diskursin aktual gjinor në Kosovë si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të jetë në gjendje ta përkthejë atë në masa në punën me grupet e synuara
  19. Përvojë e dëshmuar në punën me grupe të pafavorizuara të popullsisë dhe ndjeshmëri ndaj perspektivës së tyre.

Çfarë ofron IADK për punonjësit e saj? Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese për zbatimin e projektit dhe mundësinë për avancim profesional.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Një letër motivuese;
  • Kopjet e diplomave universitare;
  • Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme, dhe
  • Tri Letra të Referencës

Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:

  • Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
  • Çertifikatën e gjendjes shëndetësore

Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit [email protected] , më së largu deri më 07.02.2023,

Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +385 49 777 059.

IADK inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumice të aplikojnë!

Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk mund të konsiderohen për listën e ngushtë!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen për intervistë.