business

Referente për faturim

  • star Publikuar: 04-01-2023
  • star Skadon: 20-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Kosmonte Foods
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 8262

Pozita: Referente për faturim

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Bën kalkulimin e faturave të kthimeve dhe nivelizimeve brenda databazës, sipas rregullave interne brenda afatit të caktuar kohor;
  • Bën grumbullimin, selektimin dhe sistemimin e faturave në dosjet përkatëse (arkiva);
  • Ndihmon dhe udhëzon komercialsitët për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata në lidhje me faturat e ndryshme të shitjes;
  • Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte te pergjegjesi si dhe,
  • Kryen punë të tjera që kërkohen nga Departamenti i Financave

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Ekonomi, financa apo në ndonjë fushë relevante;
  • Së paku dy (1) vite përvojë pune në fushen e faturimit ose financave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
  • Menaxhuese e mirë e kohës, planifikimit dhe caktimit të prioriteteve;
  • Të ketë njohuri të përdorimit të paketës MC Office;

Të gjitha kandidatet e interesuara, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse, në e-mail adresën: [email protected].

Vetëm kandidatet potenciale të përzgjedhura për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 20/01/2023.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com