business

Pergjegjës-e dege

  • star Publikuar: 03-06-2024
  • star Skadon: 09-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Kamenicë
Shikime 816

Kreditimi Rurali Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Pergjegjës-e dege për degën në Kamenicë

Përgjegjësitë:

  • Pergjegjes per krijimin dhe menaxhimin e portfolios se deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Pergjegjes per stafin dhe definimin e prioriteteve për punën e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK- se,
  • Kontribon ne perpilimin e planeve strategjikete KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te degës si anëtar,
  • Pergjegjes per menaxhimin eaktivitetive te marketingut dhe promovimit te ofertës kreditore,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Koordinon punën ne mes te degës dhe zyrës qendrore te KRK-se,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Detyra tetjera qei caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi, etj,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhei gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 03.06.2024 deri me dt.09.06.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=913

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.