business

Arkatare, Punëtor në Prodhim

  • star Publikuar: 13-06-2023
  • star Skadon: 30-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Auto Jehona
Kategoritë Financa, Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 12729

Auto Jehona, një kompani lider në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë, me një eksperiencë mbi 31 vjeçare dhe me një rrjet dyqanesh në qytetet kryesore në Kosovë, Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në pozitat e lira si më poshtë

1. Arkatare Prishtine:

Kriteret:

  • Te jete e moshes 23-35 vjec.
  • Te kete arsim te larte ne Degen Ekomonik (preferohet Finance).
  • Preferohet te kete nje eksperience si arkatare
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese
  • Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit

Përfitimet tuaja nga punësimi tek kompania Auto Jehona:

  • Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional
  • Vend pune modern dhe të sigurte
  • Pagë mbi mesatare dhe të rregullt
  • Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj

2. Punëtor ne Prodhim Fabrika e Filtrave

Detyrat:

  • Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë, Operatorin dhe Mikqyrësin;
  • Të monitorojë standardet e produktit dhe të zbatojë programet e kontrollit të cilësisë;
  • Përgjegjës për pastrimin, mirëmbajtjen, sistemimin e paisjeve dhe makinerisë në fabrikë;
  • Respektimin e detyrave të punës, diciplinës dhe mbarvajtjes së punës në procesin e prodhimit të cilat i caktohen nga Operatori.
  • Përzgjedhja e veglave, pajisjeve dhe materialeve të duhura të makinerisë;
  • Përgjegjës për largimin në kohë të mbetjeve të prodhimit dhe produkteve të gatshme.
  • Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajtushmërinë me Sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kriteret:

  • Të jetë në gjendje të punojë nën presion
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup
  • Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen
  • Përparësi kan kandidatët që kanë eksperiencë pune në prodhim njohje te makinerive PLC

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 4 Graçanicë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13 Qershor 2023 deri më 30 Qershor 2023.