business

FURNIZIM ME MEKANIZËM BUJQËSOR

  • star Publikuar: 16-05-2025
  • star Skadon: 28-05-2025
Kompani IADK
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë, Vushtrri, Lipjan, Shtime
Shikime 141


NJOFTIM PËR OFERTË

VUSHTRRI, 16.05.2025

Titulli: FURNIZIM ME MEKANIZËM BUJQËSOR

Autoriteti kontraktues: INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS
(IADK)

Titulli i projektit: “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve, që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”
Donatori: FRIEDA


LËNDA E MARRËVESHJES

Furnizim: Furnizim me mekanizëm bujqësor

Vendi për ekzekutim në komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan dhe Shtime

KUSHTET PËR OPERATORIN EKONOMIK I CILI DËSHIRON TA MARRË TENDERIN

Kushtet e ofertës:

Afati kohor: Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri më datën 30.05.2025 ora 16:00

Vendi: Zyra e IADK-së, Fshati Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri

Periudha e vlefshmërisë së tenderit: 90 ditë prej afatit të fundit

KRITERET PËR DHËNIEN E KONTRATËS:

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

KËRKESA PËR DOSJEN E TENDERIT

Dosja e tenderit mund të kërkohet me shkrim përmes e-mailit nga operatorët ekonomik në autoritetin kontraktues ose direkt në zyrat e IADK-së, më së largu deri më 28.05.2025, ora 16:00

Data e fundit për sqarime 29.05.2025, ora 16:00

Informata: Për më shumë informata, referojuni drejtpërdrejt zyrës së IADK-së, tel: +383 (0) 49 777 059, e-mail: [email protected]