Qatar Charity - Zyra në Kosovë
Konkurs për një vend të lirë të punës
- Pozita: Kontabilist (Accountant)
Vendi: Prishtinë – Qatar Charity
Kodi i Punës: Acc
Kriteret për aplikim:
- Kandidati duhet të ketë diplomë Universitare për kontabilitet.
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vite në fushën e kontabilitetit
- Aftësi në punë në programet e kontabilitetit, tatimeve dhe financave;
- Të ketë përvojë praktike me sistemet ERP - Microsoft Dynamics 365 (MCD365).
- Aftësi në programet e Microsoft Office;
- Përparësi kanë ata që zotërojnë certifikata profesionale si CPA, CMA, ACCA.
- Të ketë përvojë të mëparshme pune me organizata ndërkombëtare joqeveritare (INGOs).
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe arabe, përparësi kanë ata që njohin gjuhën arabe.
- Të respektojë ligjet e shtetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Rishikimi dhe miratimi i lëvizjeve financiare ditore;
- Regjistrimi i lëvizjeve kontabël ditore në sistemin elektronik;
- Përcjellja e lëvizjeve bankare dhe barazimet e tyre;
- Përgatitja e raporteve periodike të nevojshme;
- Mban llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrave kontabël të kompanive dhe përfituesve;
- Rishikimi i të dhënave të pagesave në sistemet e kontabilitetit të miratuara nga Qatar Charity;
- Përgatitja e raporteve për deklarimet pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK);
- Monitorimi periodik i pagesave dhe raportimi tek menaxhmenti;
- Puna sipas rregulloreve në fuqi të Qatar Charity;
- Paraqitja e raporteve analitike të statusit financiar të projekteve dhe programeve të Qatar Charity në vazhdimësi;
- Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.
Shënime të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur aplikoni:
- Ju duhet të bashkëngjitni CV në formatin PDF që përmban të gjitha të dhënat personale dhe kualifikimet e lartcekura ose që nuk janë cekur. CV-ja duhet të jetë në gjuhën angleze.
- Të gjitha diplomat dhe certifikatat e asaj që është deklaruar në CV duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një dosje-file) dhe të jenë të qarta.
- Dokumenti identifikues (Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës) duhet t’i bashkëngjitet dosjes.
- Nëse dosja nuk është e plotë ose të dhënat janë të paqarta, dorëzimi konsiderohet i pavlefshëm.
- Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: vberisha@qcharity.org
- Kodi për aplikim të kësaj pozite i cili duhet të shënohet në subjektin-titullin e emailit: Acc 001
- Afati i fundit për aplikim është data: 02.12.2025
- Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Për çdo pyetje shtesë rreth këtij konkursi mund të drejtoheni në nr. Tel: 045/565-202.