
Kompani
Arhing
Kategoritë
Financa, Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
220
.jpg)
Shpallje pune
Kompania: Arhing
Pozita: Financa dhe Administratë
Lokacioni: Prishtinë
Kompania Arhing ofron mundësi për të gjithë të interesuarit fushën e financave dhe administratës. Ky rol do t’ju japë mundësinë të fitoni përvojë pune në menaxhimin e financave dhe detyrave administrative dhe të kontribuoni në mbështetje të operacioneve të përditshme të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe organizimi i faturave të hyrjes dhe daljes.
- Mbajtja e evidencës së shpenzimeve dhe arkës ditore.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore për menaxhmentin
- Organizimi i dokumentacionit zyrtar dhe mirëmbajtja e arkivit.
- Përgjigjja ndaj emailave zyrtar, organizimi i takimeve dhe përditësimi i të dhënave administrative.
- Asistim në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit për tendera publikë dhe private.
- Të kontribojë në projekte të ndryshme dhe të ofroni mbështetje për ekipin në aktivitete të ndryshme administrative.
Kërkesat:
- Të jetë student/e, apsolvent/e apo të ketë përfunduar studimet në Ekonomi, Administratë Biznesi, Menaxhim ose një fushë të ngjashme.
- Aftësi të mira në përdorimin e aplikacioneve të zyrës (Microsoft Office)
- Shkathtësi të forta organizative dhe komunikimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ekip.
Përfitimet:
- Mundësi për të fituar përvojë të vlefshme në një ambient profesional.
- Mundësi për të kontribuar në operacionet e përditshme dhe për të zhvilluar aftësi të reja.
- Ambient mbështetës që inkurajon zhvillimin profesional dhe rritjen personale.
Si të Aplikoni: Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/zcobrGXLG48LPaSZ7
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 10.05.2025. Ne do të shqyrtojmë të gjitha aplikimet dhe do të kontaktojmë kandidatët e përzgjedhur për një intervistë.