business

Zyrtar për Mbledhje të Detyrueshme

  • star Publikuar: 11-01-2024
  • star Skadon: 02-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 8540

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për

pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Administrata Tatimore e Kosovës shpall:

Pranim

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Tatim-Taksave apo mbledhjes të të ardhurave

Titulli i pozitës së punës Zyrtar për Mbledhje të Detyrueshme

Klasa e pozitës Profesional 2

Koeficienti/Paga 5.1

Nr. i kërkuar 15

Data e njoftimit 03/01/2024

Afati për aplikim 04/01/2024 - 02/02/2024

Institucioni Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Administrata Tatimore e Kosovës

Departamenti Drejtor Ekzekutiv

Divizioni Drejtor Ekzekutiv

Vendi i punës Administrata Tatimore e Kosovës

Nr. i Referencës RN00013067

Kodi RPC0006606

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Të koordinojë dhe raportojë mbi punën e mbledhjes së detyrueshme.
  2. Të asistojë ne projekte te veçanta te regjionit.
  3. Të kujdeset për përgatitjen e lëndëve lidhur me parashtrimin e ndjekjes penale kundër tatimpaguesve delikuent dhe ti dorëzoj ne zyrën ligjore dosjet e përgatitura.
  4. Të kujdeset për marrëveshje për pagesë me këste, ne rastet kur duhet te behet analiza financiare.
  5. Detyra tjera qe kërkohen nga Udhëheqësi.

2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në fushën e ekonomisë..
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.


5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende


6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 17/02/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


7. Kriteret specifike shtesë

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

10. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net ). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen