business

Specialist për Menaxhimin e Riskut të Tregut, Likuiditetit dhe Validim të Modeleve

  • star Publikuar: 05-06-2024
  • star Skadon: 11-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 832

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Menaxhimin e Riskut të Tregut, Likuiditetit dhe Validim të Modeleve (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Rishikimi dhe konfirmimi i rezultateve të përllogaritjeve mujore për Humbjet e Pritshme Kreditore (HPK).
  • Rishikimi i modelit për Humbjet e Pritshme Kreditore (HPK) së paku në baza vjetore apo më shpesh sipas nevojave të Bankës dhe validimi i modelit në rastet e ndryshimeve të konsiderueshme apo në rast të krijimit të modelit të ri.
  • Testimi i parametrave të përdorur në model dhe verifikimi i saktësisë së tyre.
  • Vlerësimi i saktësisë së të dhënave historike dhe parashikimeve të përdorura në model sipas qasjes me shikim në të ardhmen.
  • Rishikimi i politikave, metodologjive dhe procedurave të modeleve për HPK duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe sipas SNRF 9.
  • Mbështetja e stafit përgjegjës për përllogaritjen e HPK apo përllogaritje tjera sipas modeleve të përcaktuara përmes dhënies së rekomandimeve dhe propozimeve për përmirësim të procesit.
  • Hartimi i raporteve të rishikimit/validimit të modeleve dhe raportimi i tyre tek Zyrtari Kryesor i Riskut.
  • Planifikimi dhe monitorimi i rrjedhave hyrëse dhe dalëse të parasë;
  • Ruajtja e një strukture të përshtatshme të maturitetit;
  • Monitorimi i burimeve të financimit dhe koncentrimit të tyre;
  • Monitorimi, mirëmbajtja dhe raportimi i treguesve të likuiditetit.
  • Monitorimi i limiteve të brendshme dhe atyre rregullatore në lidhje me likuiditetin e bankës.
  • Përgatitja e stres testeve të likuiditetit dhe analizimi dhe raportimi i rezultateve të tyre.
  • Monitorimi, rishikimi i rezultateve, kontrolli dhe raportimi i LCR dhe NSFR.
  • Raporton tek ZKR-ja për çdo paralajmërim të indikatorëve të hershëm të rrezikut të likuiditetit.
  • Rishikimi i planit kontingjent të likuiditetit dhe zbatimi i masave për përmirësim të likuiditetit në rast të aktivizimit të këtij plani.
  • Vlerësimi i shkallës së riskut të plasmaneve në banka tjera dhe investimeve në letra me vlerë.
  • Përgatitja e raporteve për procesin e vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit – PVBMK.
  • Stres testet e rregullta për likuiditetin dhe të tjera; Menaxhimi i pozicioneve në valuta të huaja.
  • Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të normës së interesit në asetet dhe detyrimet e Bankës.
  • Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të kursit të këmbimit valutor.

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik apo Administrim Biznesi;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Njohuri të analizave financiare
  • Së paku tre vite përvojë pune bankare;
  • Njohje e mirë e gjuhës Angleze
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe programeve të Microsoft Office;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.