business

Motër Edukatore

  • star Publikuar: 21-10-2024
  • star Skadon: 04-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1001

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR MILINGONAT

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pika C të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L – 068, Udhëzimit Administrativ nr.06/2015, neni 5, për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, IP ‘’Milingonat’’ – shpall:

K O N K U R S

  1. Motër Edukatore – për moshën 0 - 3 vjeç (2 pozita) – Orari i plotë

Aplikacioni i kompletuar për pozitën Motër Edukatore duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar ( i cili merret në Institucionin Parashkollor ‘’Milingonat’’ në Lagjen Kodra e Trimave, Rruga ‘’Vëllezërit Fazliu’’, Prishtinë);
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose cerifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare.
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi të përvojës së punës.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Motër Edukatore:

1. Fakulteti i edukimit – programi në fëmijërinë e hershme 0-3;

2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore;

3. Shkolla e mesme e mjekësisë drejtimi pediatri;

4. Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen kopje në I.P Milingonat dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 21.10.2024 deri më datën 04.11.2024.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor ‘’Milingonat”, në adressen: rr. ‘’Vëllezerit Fazliu’’ pn. në Kodrën e Trimave, nga ora 09:00 – 15:00.